Udhëtoni në shtete të ndryshme duke njohur pjatat e tyre më të famshme!

Artikulli i sotëm në Blog ju prezanton me 10 pjatat më popullore në shtete të ndryshme të botës.

Tashmë, kur të planifikoni udhëtimin e radhës, do të dini më shumë rreth pjatës dhe historisë së saj para se t’i provoni.

Ju ftojmë të ndani me ne në komente pjata të tjera që njihni, nga këto vende ose të tjera ku keni udhëtuar apo jetuar.

 

Ullinj të skuqur – Itali

 

Makaronat dhe picat janë pjatat e para që na vinë në mendje kur mendojmë për ushqimin italian.

Por është dhe pjata e ullinjve të skuqur, ndoshta jo aq e njohur, me origjinë nga rajoni jugor i Italisë, qyteti Ascoli-Piceno.

Të quajtura ndryshe Olive all’Ascolana, ato u përgatitën fillimisht nga një kuzhinier për pacientin e tij. 

 

Image result for deep fried olives

Burim i fotos: Food52

 

Ai krijoi pjatën perfekte për një drekë të lehtë: ullinj krokantë të skuqur e të mbushur me mish, aromatizuar me limon dhe karafil.

Të dashuruarit e vërtetë pas pjatës e dinë se, kur i përgatisin këto ullinj për të ftuarit, duhet të llogarisin gjithmonë të paktën 10 ullinj për person.

Receta për mbushjen e tyre konsiderohet sekret i familjes, ku çdo familje në Ascoli-Piceno e ka ndryshe.

Zakonisht përfshihen tre lloje mishi – pule, viçi dhe derri, të gatuar me erëza dhe të skuqur në gjalpë, Parmigiano dhe arrëmyshk.

Një version të thjeshtë të recetës mund ta gjeni në këtë link: Ullinj të skuqur

 

Spanakopita – Greqi

 

Ky byrek i shijshëm me spinaq është një nga recetat e famshme greke, me origjinë gati 400 vjeçare.

Thuhet se origjina e tij mund të jetë e lidhur me ispanakli, një pjatë e ngjashme turke.

Besohet se recetat më të shijshme dhe autentike të Spanakopita janë nga rajoni i Epirit, në veri-perëndim të Greqisë.

 

Burim i fotos: _OSSA_

 

Spanakopita është një antipastë shumë e shijshme para një vakti më të madh ose një snack i lehtë i pasdites.

Byreku mbushet me spinaq të zier, qepë të skuqura, djathë feta, vezë dhe erëza.

Ai pritet në copa trekëndore ose katrore dhe lyhet me gjalpë ose vaj. Më pas piqet deri sa të marrë ngjyrë kafe në të artë.

Gjendet i freskët në pothuajse çdo furrë buke, pastiçeri apo restorant në Greqi.

 

Goulash – Hungari

 

Goulash përkthehet fjalë për fjalë në hungarisht në “barí – çoban”, dhe është një nga pjatat më të njohura hungareze.

Në shekullin e IX-të, barinjtë përgatisnin furnizime me mish para se të largoheshin nga shtëpia, për udhëtimet e gjata në Europë.

Ata e gatuanin në një kazan hekuri mbi një zjarr të hapur, bashkë me qepët.

 

Image result for hungarian goulash

Burim i fotos: MyRecipes

 

Megjithatë, gjella fitoi ngjyrën e saj të kuqe më vonë, kur në shekullin e XVI-të Turqit pushtuan vendin dhe sollën specin e kuq.

Shtimi i domateve është bërë gjatë shekullit të XX-të. Zakonisht përfshihen dhe piper, patate ose noodles – sipas versioneve moderne.

Konsumohet si një pjatë e parë dhe mund të klasifikohet si një supë ose një gjellë e ngrohtë.

Nëse do të vizitoni Hungarinë në shtator, ndiqni festivalin vjetor të Goulash-it që mbahet për të gjithë adhuruesit e tij në qytetin e Szolnok.

 

Chlodnik – Poloni

 

Një nga pjatat tipike të stinës së verës, Chlodnik polak – Gazpacho Lindore, është një supë freskuese me panxhar që ka një ngjyrë rozë.

Me origjinë nga vendet Baltike, Chłodnik, emri i saj polak, vjen nga fjala chłodno, që do të thotë “e freskët” në polonisht.

 

Burim i fotos: Murika

 

Ajo është shumë e ngjaashme me supën tradicionale me panxhar – Borscht, shumë e njohur në Poloni, Ukrainë dhe Rusi.

Chlodnik, nga ana tjetër, është një version polak dhe konsumohet e ftohtë.

Supës i shtohen kungull, rrepka, kos dhe sipër vendosen vezë të ziera, duke e bërë atë një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Një recetë të supës mund ta gjeni këtu: Supa Chlodnik

 

Pudim – Brazil

 
Pudim duket njësoj si krem karameli, por versioni brazilian është akoma më i butë.
 
Një ëmbëlsirë e përgatitur me qumësht, vezë dhe sheqer, emri i të cilës vjen nga ëmbëlsira puding me origjinë angleze.
 
 
Autor i fotos: Alberto Chagas
 

Historia tregon se kjo ëmbëlsirë u shpik nga një prift portugez, Manuel Joaquim Machado, i njohur më mirë me emrin At Priscos.

Ai ishte një kuzhinier amator që pati shumë sukses në shekullin e XIX-të.

Ai përgatiti shumë receta të shkëlqyera për bankete të oborrit mbretëror Portugez, por kurrë nuk i zbuloi recetat e tij.

Thuhet se një nga versionet e budingut të priftit Priscos erdhi në Brazil gjatë kolonizimit.

Ajo është aq e famshme në Brazil, saqë 9 nga 10 brazilianë e konsiderojnë pudim de leite condensado ëmbëlsirën e tyre të preferuar!

 

Macarons – Franca

 

Këto biskota delikate dhe me shije e ngjyra të ndryshme janë ëmbëlsirat më të shiturat në Francë.

Ato përgatiten me mielli bajamesh, sheqer dhe të bardhën e vezëve.

 

Image result for macarons

Burim i fotos: Thomas Haas Chocolates

 

Biskotat e para Macaron kanë lindur në Itali dhe u prezantuan nga kuzhinieri i Catherine de Medici në viitn 1533, gjatë kohës kur u martua me Duc d’Orleans, mbretin e Francës në 1547, i njohur si Henry II.

Fjala “macaron” ka të njëjtën origjinë me fjalën “macaroni” dhe të dyja kanë kuptimin “brumë i mirë”.

 

Moules Frites – Belgjikë

 

Midhjet dhe patatet e skuqura janë aq të zakonshme në Belgjikë sa burgeri me patate të skuqura në SHBA.

Mendohet se pjata u krijua fillimisht duke kombinuar midhjet, një ushqim popullor dhe të lirë që konsumohej shpesh, dhe patate të skuqura, të cilat zakonisht konsumoheshin gjatë dimrit kur nuk kishte ndonjë peshk apo ushqim tjetër.

Në vetvete, patatet e skuqura franceze janë të lidhura ngushtë me kuzhinën belge.

Edhe pse Belgjika pretendon të jetë vendlindja e patateve të skuqura, origjina e tyre është e pasigurt dhe disa vende të tjera gjithashtu pretendojnë titullin.

 

Image result for Moules Frites

Burim i fotos: SBS

 

Pjata është shumë popullore në Jersey dhe në Francë.

Emri që mban është frëngjisht, ku moules do të thotë midhje dhe frites të skuqura. Ajo konsiderohet si pjatë kombëtare e Belgjikës.

 

Apfelstrudel – Austri

 

Apfelstrudel ose i njohur ndryshe strudeli vjenez i mollës është shumë i ngjashëm me byrekun klasik amerikan me mollë.

Shija e mollës krijon kombinim perfekt me brumin e ëmbël dhe jep një rezultat shumë të shijshëm!

 

Related image

Burim i fotos: seriouseats.com

 

Origjina e strudelit vjen nga Vjena dhe rrënjët e tij shkojnë pas në mesjetë, ku kombinohen kulturat e Lindjes së Mesme me ato gjermane.

Ashtu si dhe me shumë pjata të tjera, kjo pjatë konsiderohet një bashkim i kulturave të ndryshme.

Austriakët e konsumojnë shpesh me kafen e tyre të pasdites.

 

Ramen – Japoni

 

Rameni japonez përbëhet nga noodles të stilit kinez, që shërbehen në një supë me lëng mishi dhe me salcë soje ose miso.

Mendohet se pjata u prezantua për herë të parë në Japoni në vitet 1660 nga Zhu Shun Shui.

Ndërsa një tjetër teori thotë se origjina e Ramen vjen prej shekullit të XIX-të, si rezultat i ndryshimeve në praktikat ushqimore japoneze të frymëzuara nga ato amerikane.

 

Autor i fotos: Hydrogenn

 

Pjata karakterizohet nga konsumi i saj në masë dhe dallohet për shijen e saj që krijohet nga përzierja e sodës së bukës me ujin dhe lëngun e mishit, që i jep noodles ramen paraqitjen dhe ngjyrën karakteristike të verdhë.

Çdo rajon i Japonisë dallon në përgatitjen e tyre, dhe përbërësit variojnë nga vezët e ziera tek përfshirja e farave të misrit.

 

Byreku me mish – Australi

 

 
Australianët e adhurojnë recetën e byrekut me mish!
 
Të ngjashëm me ne, dhe ata konsumojnë me miliona byrekë në vit, kur udhëtojnë apo kur janë duke shijuar një kafe.
 
Anglezët dhe irlandezët që u vendosën për herë të parë në Australi kishin versionet e tyre të byrekut, të cilat i përshtatën me kalimin e kohës.
 
Versioni australian përfshin si mbushje mishin në vend të perimeve, sepse në tregun e asaj periudhe ai gjendej më lirë se perimet.
 
 
Autor i fotos: bonchan
 
 
Australianët preferojnë ta konsumojnë byrekun duke e shoqëruar me salcë domatesh, të ngrohtë ose të ftohtë.
 
Nëse vendosni të bëni një udhëtim në Australi, mos humbisni mundësinë të provoni byrekun e tyre me mish!
 
 
 
 
Burim i artikullit: Travel Channel