Ushqimet që konsumojmë ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndet, duke patur kontroll mbi metabolizmin, peshën dhe organet e trupit.

Ndër impaktet kryesore të tyre janë dhe tek lëkura, duke prekur ushqyerjen dhe plakjen e saj.

Ju ftojmë të lexoni 12 ushqimet që këshillojnë shkencëtarët për të patur një lëkurë të shëndetshme, duke i kushtuar shumë vëmendje dietës që përdorim.

 

1. Peshku i yndyrshëm

Peshqit si Salmon, Skumër dhe Harengë janë fantastikë për të patur lëkurë të shëndetshme.

Ata janë burime të shkëlqyera të acidit yndyror Omega-3, i cili e mban lëkurën të yndyrshme, të plotë dhe të fortë.

Salmon Steak With Asparagus

Acidi ul skuqjen e lëkurës apo krijimin e akneve. E bën lëkurën më pak sensitive ndaj rrezeve ultraviolet dhe lufton sëmundjet autoimune ose inflamatore, si Lupus dhe Psoriasis.

Ndër të tjera, Omega-3 përmban vitaminë E, një antioksidant shumë i mirë dhe mbrojtës i lëkurës nga radikalet e lira dhe inflamacioni.

Proteinat e tij ndihmojnë në krijimin e një lëkurë më të fortë dhe mineralet si Zinku rregullojnë prodhimin e qelizave të reja në lëkurë.

 

2. Avokado

Avocado është një burim shumë i mirë i yndyrnave të shëndetshme. Marrja e tyre kontribuon në fleksibilitetin dhe hidratimin e lëkurës.

Avocado përmban lëndë që mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit dhe ultraviolet, që shkaktojnë rrudha dhe plakje të lëkurës.

avocado

Përmes tij, trupi përfiton një kombinim të vitaminës E dhe C, që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Kjo proteinë e mban lëkurën të fortë dhe të shëndetshme, që nuk dëmtohet apo thahet lehtë.

 

3. Arrat

Nga të gjitha frutat e thata, arrat shërbejnë si burim perfekt i acideve yndyrore, që trupi nuk arrin ti prodhojë vetë.

Ato përmbajnë Omega-3 dhe Omega-6, acide me funksione të kundërt.

mixed nuts

Kur Omega-6 merret në sasi të mëdha, ai rrit inflamacionin, por nëse konsumohet Omega-3, ai redukton inflamacionin e shkaktuar.

Gjithashtu, arrat përmbajnë Zink, vitaminë E, C dhe Selenium, që ndihmojnë në një lëkurë më të shëndetshme.

 

4. Farat e Lulediellit

Në përgjithësi, farat dhe frutat e thata janë të pasura me ushqyes për lëkurën.

Sunflower Seeds

Veçanërisht, farat e Lulediellit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës E, një antioksidant shumë efektiv për lëkurën.

Ato përmbajnë sasi të Zinkut dhe Seleniumit.

 

5. Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë Beta-Karoten që konvertohet në vitaminë A në organizëm.

Beta-Karoteni është një bllokues natyral i rrezeve të diellit.

Baked Sweet Potato With Salad

Ai mbron qelizat e lëkurës nga ekspozimi ndaj diellit, duke parandaluar djegien, tharjen dhe shkatërrimin e qelizave apo në rrudhosjen e plakjen e lëkurës.

 

 

6. Specat e kuq dhe të verdhë

Ashtu si patatet e ëmbla, specat me tul në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë përmbajnë Beta-Karoten që kontribuon me vitaminë A.

Ata janë burim i vitaminës C, që krijon Kolagjenin dhe e mban lëkurën të fortë dhe të qëndrueshme.

Bell Peppers

Specat janë shumë të mirë dhe në reduktimin e riskut ndaj plakjes dhe tharjes së lëkurës.

 

 

7. Brokoli

Brokoli është i pasur në vitamina A, C dhe minerale si Zinku. Ai përmban dhe Lutein që mbron lëkurën nga dëmet oksidative si tharja apo plakja.

Health Benefits of Broccoli

Një tjetër përbërës që ndodhet tek Brokoli është dhe Sulforafan, i cili ruan nivelin e kolagjenit në lëkurë, ka efekte kundër kancerit dhe kundër dëmtimit të lëkurës nga dielli.

 

 

8. Domatja

Domatja përmban vitaminë C dhe disa nga karotenoidet që mbrojnë lëkurën nga plakja, krijimi i rrudhave dhe nga dëmtimi i rrezeve të diellit.

tomatoes ripening on the vine

Këshillohet që të shoqërohen me ushqime të yndyrshme si djathi apo vaji i ullirit, pasi rrit mundësitë që trupi ti përthithë më shpejt karotenoidet.

 

9. Soja

Pëmban Isoflavon që bllokon ose imiton estrogjenin në organizëm.

Ai përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton mundësitë për plakjen e saj.

Soybeans

Isoflavon është shumë i mirë në prodhimin e kolagjenit tek femrat në periudhën pas menopauzës, pasi Kolagjeni ndihmon në një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme.

 

 

10. Çokollata e zezë

Efektet e kakaos në lëkurë janë fantastike dhe çokollata e zezë është një mënyrë shumë e mirë për ti përfituar ato.

Ajo ndihmon në rrjedhën e gjakur në lëkurë, që sjell më shumë ushqyes dhe e mban më të shëndetshme.

Kakao ndihmon që lëkura të jetë e plotë dhe e hidratuar, me më pak rrudha dhe më pak sensitive ndaj rrezeve të diellit.

 

11. Çaji jeshil

Çaji jeshil mban antioksidantë të quajtur Katekin që ndihmojnë lëkurën të jetë më e fortë ndaj dëmtimeve dhe plakjes.

Ai përmirëson hidratimin, elasticitetin, trashësinë dhe fortësinë e lëkurës.

matcha being whisked

 

 

12. Vera e kuqe

Resveratrol është antioksidanti që ngadalëson plakjen e lëkurës duke larguar radikalet e lira të dëmshme.

red wine polyphenols teeth healthy

Ndonëse vera e kuqe ka benefite të shumta shëndetësore, këshillohet që të konsumohet në sasi të moderuar, duke qenë se është një pije alkoolike dhe ka efekte negative kur konsumohet me tepricë.

 

Burimi: HealthLine, 2018