PASTA

Dashuri e përjetshme për pastën! Pasta…  mmm, sapo mendoj për të, më vjen menjëherë në mendje Italia e bukur. Asnjë vend tjetër nuk e gatuan dhe e shijon këtë ushqim të dashur me aq pasion sa një italian!

Pasta mbart një histori të hershme, e cila na kthen pas në kohën e Romës së vjetër, pikërisht 100 vite para Krishtit, kur Ciceroni dhe Orazio përdorën si gatim “rripat e butë e të sheshtë” të përgatitur vetëm me miell dhe ujë e nga të cilat rrjedh sot lazanja. Në Mesjetë, në vitin e largët 1292, Marko Polo, sipas disa legjendave, solli spagetin nga Kina.

Por disa të dhëna të tjera tregojnë se në vitin 1154, gjeografi arab Al-idrin ka folur për “një ushqim në formë fijesh të bëra me miell”, i quajtur ndryshe “itryah”, i cili përgatitej në Trabia, Palermo. Mendohet që origjina e pastës të jetë e kësaj province dhe që më vonë u quajt “maccheroni” (makarona). Pas vitit 1700, ishin napolitanët, ata të cilët ndryshuan kuptimin e “makaronave”, duke i quajtura ato “pasta”. Me kalimin e viteve, ky ushqim me shumë vlera, u zhvillua dhe u përhap edhe në shumë vende të tjera të botës, duke shpërndarë në çdo shtëpi “dashurinë e së dielës së ngrohtë familjare”. Kjo është arsyeja se pse e dua kaq shumë pastën…