Frutat janë ushqimet perfekte për organizmin. Ato janë të lehta për t’u tretur dhe na furnizojnë me energji.
Përfshirja e një varieteti frutash në dietë, krijon mundësinë e përfitimit të një shumëllojshmërie të mineraleve, antioksidantëve dhe fito-ushqyesve.
Funksionet e tyre të shumta përfshijnë luftimin e gripit, ruajtjen nga inflamacioni dhe rritjen e shkëlqimit për lëkurën dhe flokët.
Në vend të një tosti apo omelete për mëngjes, kombinoni këto fruta dhe pasuroni dietën e shëndetin tuaj!
Pjata antinflamatore: Qershi, Ananas dhe Boronica
Ananasi është i mbushur me vitaminë C dhe përmban një enzimë të quajtur bromelain që redukton inflamacionin e zorrëve, rrit funksionin imunitar dhe stimulon tretjen e proteinave.
Kombinojini me boronica, që janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë A, C dhe E.
Anthocyanin është antioksidanti kryesor që gjendet në boronica dhe qershi, dhe është ai që i jep frutave ngjyrat e tyre të mrekullueshme blu dhe të kuqe.
Pjata për forcimin e imunitetit: Grejpfrut, Kivi, Luleshtrydhe
Kivi është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar dhe parandalon dëmet nga radikalet e lira, që mund të krijojnë inflamacion.
Grejpfruti dhe luleshtrydhet janë gjithashtu disa nga ushqimet me përmbajtjen më të lartë të vitaminës C, që ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.
Të pasura në të dyja vitaminat A dhe C, farat e luleshtrydhes përmbajnë gjithashtu minerale që mbështesin funksionin imunitar.
Pjata e antioksidantëve: Fik, Rrush i kuq, Shegë
Këta 3 fruta janë të pasur në antioksidantë dhe komponentë që luftojnë sëmundjet, duke mbrojtur trupin nga radikalet e lira.
Rrushi i kuq përmban sasi të larta të lutein dhe zeaxanthin, që forcojnë shikimin dhe minimizojnë efektet e dëmshme të rrezeve ultraviolet.
Fiku është i pasur në minerale që përfshijnë kaliumin, kalciumin, magnezin, hekurin dhe është burim i shkëlqyer i vitaminave A, E dhe K.
Shega përmban nivele të larta të antioksidantëve dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.
Pjata e detoksifikimit: Mana Goxhi, Shalqi, Limon
Shalqiri përmban 92% ujë dhe një agjent detoksifikues të quajtur glutathione.
Është gjithashtu burim i vitaminave A dhe C, të cilat ndihmojnë në detoksifim dhe luftim të radikaleve të lira.
Limoni ka cilësi antibakteriale dhe antivirale. Ndihmon në pastrimin e trupit dhe nxit mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.
Manat Goxhi janë një burim i pasur i antioksidantëve, vitaminave (A, B, C dhe E), hekurit dhe kolinës, për të cilat mëlçia ka nevojë në proceset e detoksifikimit.
Pjata e bukurisë: Manaferra, Papaja, Pjepër
Papaja është plot me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.
Ajo gjithashtu përmban një enzimë të quajtur papain që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.
Manaferrat e shijshme kanë sasi të ulëta të sheqerit dhe janë të mbushura me antioksidantë e vitamina A, C.
Pjepri përmban beta-karoten, i cili konvertohet në vitaminë A në trup dhe ndihmon që lëkura të shkëlqejë dhe flokët të jenë të fortë dhe me shkëlqim.
Pjata e energjisë: Banane, Avokado, Mollë
Bananet na sigurojnë energji të shpejta dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për vaktin para stërvitjes.
Yndyrnat e mira në avokado ngadalësojnë tretjen dhe janë të mira për t’u përfshirë në vaktin pas stërvitjes.
Mollët janë të pasura në fibra dhe krijojnë ndjesinë e plotësisë për periudha të gjata kohore.
Burimi i artikullit: healthline.com