Kajsia apo Prunus armeniaca është një frut i njohur ndryshe si kumbulla Armene.

E rrumbullakët dhe në ngjyrë të verdhë, ajo ngjan si një version më i vogël i pjeshkës, por ndan të njëjtën thartësi si kumbulla e purpurt.

Kajsitë janë shumë të ushqyeshme dhe kanë disa përfitime shëndetësore, si përmirësimi i tretjes dhe shëndeti i syve.

Më poshtë po listojmë 9 përfitimet e tyre për shëndetin.

 

Frut ushqyes dhe me pak kalori 

Kajsitë janë shumë ushqyese dhe përmbajnë shumë vitamina e minerale të rëndësishme.

Ato janë burim i mirë i vitaminës A, C, E dhe i kaliumit. 

Përmbajnë gjithashtu beta karoten, lutein, dhe zeaxanthin, të cilët janë antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira në trup. 

Këshillohet që t’i shijoni kajsitë bashkë me lëkurën, pasi përmban vlera të mëdha fibre dhe lëndë të tjera ushqyese.

 

E pasur me antioksidantë 

Kajsitë janë të pasura me një grup antioksidantësh që quhen flavonoidë, të cilat mbrojnë nga sëmundjet si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. 

Flavonoidët punojnë për të neutralizuar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë stres oksidativ.

Ky lloj stresi lidhet me obezitetin dhe shumë sëmundje kronike, siç janë sëmundjet e zemrës. 

 

Image result for apricot in dishes

 

E mirë për shikimin 

Vitamina A ndihmon në parandalimin e ‘verbërisë së natës’, një çrregullim i shkaktuar nga mungesa e ndjeshmërisë së kontrasteve në sy.

Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë, që i mbron sytë nga dëmtimet e radikaleve të lira. 

 

E mirë për lëkurën  

Vitaminat C dhe E, që gjenden tek kajsia, ndihmojnë lëkurën duke e mbrojtur nga dëmtimet UV dhe ndotësit e mjedisit.

Për më tepër, vitamina C ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili i jep forcë dhe elasticitet lëkurës.

Beta karoteni, një tjetër lëndë ushqyese, e mbron lëkurën nga djegiet e diellit.

 

E mirë për sistemin tretës

Kajsitë përmbajnë fibra të tretshme, të cilat shpërndahen në ujë dhe janë të rëndësishme për ruajtjen e niveleve optimale të sheqerit dhe kolesterolit në gjak. 

Për më tepër, fibrat vonojnë lëvizjen e ushqimit në traktin e tretjes dhe ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve.

Një mikrobiomi e shëndetshme e zorrëve lidhet me një rrezik më të ulët ndaj obezitetit. 

 

Image result for apricot in dishes

 

E pasur me kalium

Kaliumi është një mineral dhe elektrolit i rëndësishëm, që është përgjegjës për dërgimin e sinjaleve nervore dhe rregullimin e kontraktimit të muskujve. 

Dy kajsi (70 gramë) sigurojnë 181 mg të këtij minerali, që është rreth 4% e vlerës ditore që duhet të konsumojmë.

 

Frut hidratues 

Ashtu si shumica e frutave, kajsitë përmbajnë ujë, që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, temperaturës së trupit dhe rrahjeve të zemrës. 

Të qëndrosh i hidratuar bën që gjaku të qarkullojë me lehtësi lëndët ushqyese dhe mbetjet në trup.

Për më tepër, kajsitë janë një mënyrë e mirë për të rikuperuar humbjen e ujit dhe elektroliteve pas aktivitetit fizik, pasi ky frut ofron sasi të mira të ujit dhe kaliumit. 

 

Mbron mëlçinë

Disa studime tregojnë se kajsitë e ndihmojnë mëlçinë që të mos vuajë nga stresi oksidativ. 

 Kjo vjen prej pranisë së antioksidantëve të fuqishëm, që luftojnë radikalet e lira. 

 

Related image

 

E lehtë për t’u shtuar në dietë

Kajsitë janë një shtesë e lehtë dhe e shëndetshme.

Ju mund t’i shtoni ato në dietën tuaj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

Në drithëra si frut i thatë 
Prerë në feta dhe shtuar në kos ose sallatë
Përgatitur si reçel
Të zier në një tenxhere kur gatuani mish pule ose viçi
Në ëmbëlsira si tartë ose kek
Si zëvendësues për pjeshkën ose kumbullën në receta të ndryshme

 

Burim i artikullit: HealthLine