Sot, në ditëlindjen e 263-të të kompozitorit austriak Wolfgang Amadeus Mozart, ju sjellim një artikull interesant mbi bonbonet Mozartkugel.

Ashtu si vetë emri, këto ëmbëlsira shumë të veçanta janë krijuar në homazh të një prej kompozitorëve klasikë më të mirë, i cili la pas mbi 600 vepra madhështore.

Burimi: ClassicFm

Bonbonet Mozartkugel u krijuan 125 vjet më parë dhe janë çokollata të vogla sferike, të mbushura në qendër me marzipan – konfeksion që përmban sheqer, mjaltë dhe pluhur bajamesh, dhe të mbuluara në shtresa me fistikë e çokollatë nougat.

Për t’i dhënë një formë plotësisht të rrumbullakët, pastiçerët i vendosin bonbonet në një shkop druri dhe i zhysin ato në shtresa çokollate, duke mbushur gjithashtu çdo hapësirë të mbetur në brendësi me çokollatë.

Burimi: Original Mozartkugel

Burimi: Original Mozartkugel

Çdo Mozartkugel është i mbështjellë nga një letër në ngjyrë të kaltër dhe të argjendtë, ku në qendër vendoset portreti i Mozartit.

Bonbonet nisën të përgatiteshin në vitin 1890 nga pastiçeri Paul Fürst. Vendi origjinal i prodhimit të tyre mbetet fabrika në Salzburg, e cila sot drejtohet nga gjenerata e pestë e familjes Fürst.

Në vitin 1905 Paul Fürst fitoi një medalje të artë për konfeksionet e tij në një ekspozitë në Paris, Francë. Ishte cilësia dhe shija delikate e çokollatës që i bëri Mozartkugels kaq të suksesshme dhe të famshme.


Burimi: Original Mozartkugel

Pavarësisht suksesit, Paul Fürst nuk e patentoi kurrë produktin e tij.

Në ditët e sotme, shumë pastiçerë krijojnë versione të ngjashme të origjinalit, dhe disa i quajnë çokollatat e tyre Mozartkugeln për t’i diferencuar nga ato të kompanisë .

Por vetëm krijuesit e saj mund ta emërtojë produktin “Mozartkugeln Origjinal Salzburg”. Ëmbëlsirat mund të shijohen në furrat Fürst në Salzburg, Austri ose të blihen në dyqanin e tyre online në internet.

Burimi: Gastro Obscura