Mëngjesi shijohet kështu në Siçili të Italisë – me briosh me akullore! 

Ky vakt jo i zakonshëm mund të konsumohet si një sanduiç ose siç konsumojmë një akullore në gotë. 

Shijet klasike janë me fistik, lajthi, dhe stracciatella, por gjeni gjithashtu varietete si tiramisu ose cannoli.

Burimi: Atlasobsura

Disa dyqane ofrojnë dhe panna, një krem të trashë të rrahur për t’ia vendosur sipër akullores, e cila është e mbështjellë nga një bukë e ëmbël si brioshi. 

Është një kombinim i thjeshtë, por dhe i çuditshëm – një produkt italian i mbushur brenda një produkti francez. 

Ai dallon si nga kroasantët, ashtu edhe nga përgatitja normale e brumit, falë karakteristikave të tij “chignon”.

Brioshi Tuppo është fjala tipike e dialektit italian që përdoret për llojin dhe formën e bukës dhe tregon pikërisht formën chignon të modelit të flokëve që bëjnë balerinat.

20140617-hay-rosie-ice-cream-sandwich-max-falkowitz.jpg

Burimi: seriouseats.com

Prandaj, jo çdo lloj brioshi është i duhuri për këtë kombinim.

Buka duhet të jetë e pjekur në formën e simites, në mënyrë që të pritet dhe të mbushet me akullore, si një burger ose hot-dog.

Ajo përbëhet nga një brumë i dyfishtë dhe nuk përmban sasi të tepruar të gjalpit.

Brioshi origjinal siçilian nuk e përfshinte gjalpin në recetë, pasi disa shekuj më parë ishte një produkt i përdorur vetëm nga familjet e pasura.

Në sipërfaqe, brumi duhet të ketë një ngjyrë të artë, ndërsa në brendësi duhet të jetë i butë dhe i bardhë.

Teksa akullorja shkrin tek buka, ajo përcjell shijen delikate të brioshit.

Prandaj, simitja duhet të jetë mjaftueshëm e qëndrueshme që të përballojë akulloren, por dhe e butë që të shoqërohet mirë me një ëmbëlsirë.

Brioche con gelato

Burimi: delicious.com.au

Për një briosh më të mirë duhet ta thekni bukën, në mënyrë që nxehtësia të sjellë një kontrast të këndshëm me freskinë e akullores, duke e bërë sanduiçin më aromatik dhe të shijshëm. 

Shpesh gjatë sezonit të verës, brioshi me akullore konsumohet edhe në mëngjes, i shoqëruar nga kafe ose kapuçino.

Megjithatë, shumë thonë se një mëngjes i vërtetë siçilian përfshin briosh të mbushur me qumësht bajamesh

Sidoqoftë, vera në Siçili nuk ka kuptim pa briosh me akullore. Ky kombinim i veçantë mbetet ndër delikatesat e një ishulli, që ofron një varietet të pasur të kuzhinës italiane.

 

Burimi i artikullit: paginegialle.it