Çfarë do të thotë termi “organik” dhe cili është dallimi mes frutave organike dhe jo-organike, perimeve dhe produkteve shtazore?

Ju sjellim në rubrikën Blog një guidë ndihmuese, që ju orienton se si dhe pse bëhet klasifikimi i produkteve ushqimore në organike.

 

Produkti Organik

 

Ushqimi organik është produkt i një sistemi bujqësor, që shmang përdorimin e plehrave artificiale, pesticideve, rregullatorëve të rritjes dhe suplementët e ndryshëm në ushqyerjen e bagëtive.

Rrezatimi dhe përdorimi i organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMGJ) ose produktet e prodhuara nga OMGJ-të në përgjithësi janë të ndaluara nga legjislacioni organik.

#31Mornings Challenge, shopping lists

Burim i fotos: Pinterest

 

 

Bujqësia Organike

 

Bujqësia organike është një sistem i qasjes ndaj prodhimit, që punon drejt prodhimit të qëndrueshëm nga pikëpamja ekologjike, sociale dhe ekonomike.

Ajo i kushton vëmendje të veçantë natyrës, duke përdorur më pak kimikate në tokë, siç janë plehrat artificiale që ndotin rrugët ujore.

 

High tunnel at Thorpe's Family Organic Farm by OrganicNation, via Flickr

Burim i fotos: Flickr

 

Kujdeset që të mbijetojnë më shumë kafshë të egra, të ketë më shumë biodiversitet dhe të shmanget modifikimi gjenetik.

Bujqësia organike gjithashtu ofron përfitime për mirëqenien e kafshëve, pasi kërkon që ata të mbahen në hapësira të lira dhe më natyrale.

 

Klasifikimi 

 

Ushqimet e përbëra mund të etiketohen si organike kur të paktën 95% e përbërësve të tyre vinë nga bimë ose kafshë të prodhuara në mënyrë organike.

Rregullat në Bashkim Europian udhëzojnë që ushqimet organike duhet të miratohen më parë nga një organ certifikues organik, i cili kryen inspektime të rregullta. 

Ai sigurohet që ushqimi përmbush disa rregulla, që lidhen me metodat e prodhimit dhe etiketimit.

Një listë përbërësish, si ngjyrosjet artificiale apo ëmbëlsuesit janë të ndaluar në ushqimet organike.

 

The 6 Rules of Shopping Organic #theeverygirl

Burim i fotos: Pinterest

 

Benefitet

 

Përmban më pak pesticide

Kimikatet si fungicide, herbicide dhe insekticide përdoren gjerësisht në bujqësi dhe një pjesë e tyre mbetet në ushqimin që konsumojmë.

 

Është më i freskët

Zakonisht është më i freskët sepse nuk përmban konservues që i zgjasin periudhën e konsumit.

 

Miqësor me natyrën

Praktikat e bujqësisë organike ndihmojnë në reduktimin e ndotjes, ruajtjes së ujit, reduktimit të erozionit të tokës, rritjen e fertilitetit dhe përdorimi i më pak energjive.

 

Nuk përdoren antibiotikë apo hormone rritje për bagëtitë

Bagëtitë nuk ushqehen me antibiotikë apo hormonë, që rrisin mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve virusale dhe bakteriale.

Ato rriten në hapësira natyrale, që i ndihmon të jenë më të shëndetshme.

 

Mishi dhe qumështi organik kanë më shumë vlera ushqyese

Sipas një studimi europian në vitin 2016, një listë ushqyesish si acidet yndyrore Omega-3, gjendeshin rreth 50% më shumë në mishin dhe qumështin e kafshëve të rritura në kushtet e bujqësisë organike.

 

Ushqimi organik në Shqipëri

 

Sipas statistikave të INSTAT, sot në Shqipëri, më shumë se 90% e bujqësisë është e bazuar në fermat familjare.

Bujqësia familjare në Shqipëri është e orientuar që nga prodhimi familjar i mbijetesës e deri tek orientimi për qëllim tregtimi.

Fermat familjare janë vitale për ekonomitë lokale në Shqipëri dhe përfaqësojnë një mundësi shumë të mirë për të zhvilluar ekonomitë.

 

 

Burimi i artikullit: BBC Good Food, AgroWeb