Sot festohet dita e Nutellës, pasta e çokollatës më të shijshme dhe të preferuar në botë, e prodhuar në vitin 1946 nga Pietro Ferrero.

Krijuesi i saj ishte një pastiçier nga Piemonte i Italisë, i cili përgatiti një pastë të ëmbël duke përzier arra, sheqer dhe pak kakao.

Ai nisi ta përdorte këtë pastë për të lyer bukën dhe e quajti ‘Giandujot‘, sipas një personazhi të Karnavaleve. Duke u frymëzuar nga ky krijim, në 14 maj të 1946 ai themeloi kompaninë e tij – Ferrero.

Burimi: nutella.com

Në vitin 1951 pasta Giandujot u quajt SuperCrema, e cila më vonë do të merrte emrin me të cilin e njohim dhe sot – Nutella.

Djali i Ferreros, Michele, ishte ai që vendosi ta quante kështu dhe që gjithashtu përmirësoi recetën duke shtuar elementë të rinj. Kështu, në vitin 1964, doli në treg kavanozi i parë me pastën Nutella.

Burimi: nutella.com

Që prej atij viti, Nutella u bë e famshme në shumë shtete të Europës, ku më së shumti preferohej në Gjermani e Francë. Ajo u bë e njohur dhe në Australi, ku u themelua dhe fabrika e parë e prodhimit të saj jashtë Europës.

Në maj të 2005 në Gjermani u organizua Mëngjesi më i madh Kontinetal me Nutella, event i cili u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness nga pjesëmarrja e 27,854 personave.

Për ta festuar akoma më shumë krijimin e Nutella, në 2007 blogerja italo-amerikane Sara Rosso vendosi t’i dedikojë datën 5 shkurt pastës së saj të preferuar.

Kjo ditë botërore u krijua për të bashkuar të gjithë adhuruesit e Nutella dhe është një mënyrë për ta bërë atë akoma më të famshme.

Dhe ju mund të festoni sot ditën e Nutellës! Provoni ta përfshini në gatime apo pjata të zakonshme që përgatisni gjatë ose midis vakteve. Më poshtë ju prezantojmë me foto disa prej tyre.

Burimi: nutelladay.com
Burimi: nutelladay.com

Burimi i artikullit: Nutella.com