5 marsi është një ditë perfekte për të shijuar ëmbëlsira! Pikërisht sot festohen pankekët.
Dita e Pankekëve ose “e Marta e Shëndoshë – Mardi Gras” është dita tradicionale e festës para fillimit të Kreshmës – 40 ditët para Pashkëve, për besimtarët ortodoksë.
Në botë organizohen karnavale vjetore, të cilat përfshijnë aktivitete në nder të javës së bardhë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, festa shoqërohet me një kompeticion shumë interesant, që përfshin një tigan dhe një pankek.
Burimi: Atlasobscura
Ata vrapojnë dhe konkurojnë njëri-tjetrin në garë duke mbajtur një pankek në tigan.
Për të fituar garën e pankekëve, duhet ta kthesh atë të paktën 3 herë gjatë vrapit dhe pankeku nuk duhet të bjerë në tokë.
Kjo traditë e ka fillesën në shekullin e XV – viti 1445, kur një grua po përgatiste pankekë për Mardi Gras.
Gjatë gatimit, ajo dëgjoi këmbanat lajmëruese të kishës për nisjen e festimit.
Për të mos humbur kohë, u nis bashkë me tiganin me pankekë, pa hequr as përparësen e kuzhinës.
Po në këtë ditë në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit i ushqejnë pulat me pankekë, pasi mendojnë se do t’i bëjë më të shëndetshme dhe produktive gjatë vitit.
Burimi i artikullit: CooksInfo