A mund të imagjinoni një botë pa çokollatë? Nuk ka?

Por a do të jetë gjithnjë çokollata në dispozicion dhe cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit e kakaos dhe përpunuesit e saj sot?

A e dini se, ashtu si vera, shija e çokollatës ndryshon në varësi të vendit ku prodhohet kakao?

 

Festivali i Çokollatës që organizohet këtë fundjavë në Amsterdam, në datat 23-24 shkurt, ju mëson dhe prezanton me gjithçka që ka të bëjë me çokollatën.

Festivali Chocoa i mëson pjesëmarrësve procesin e përpunimit të kakaos, llojshmërinë e shijeve, mënyrën më të mirë të përgatitjes dhe kombinimet më të mira në gatime. 

 

 

Ky festival dy ditor organizohet në zemër të Amsterdamit!

Aty mund të provosh, shijosh dhe zbulosh shije të reja të çokollatës duke i shoqëruar me verë, kafe dhe birrë artizanale. 

Mbi 700 shije të ndryshme të çokollatës do të prezantohen në event, që regjistrohet si ngjarja më e ëmbël në Europë.

 

 

Prodhuesit e kakaos dhe përpunuesit e çokollatës do të vijnë nga Holanda dhe nga shumë vende të botës, si Meksika, Peruja, Brazili, Hungaria, Italia dhe Anglia.

Gjatë festivalit Chocoa do të zhvillohen shumë aktivitete, si takime me ekspertë të çokollatës, degustimi i çokollatës më të mirë, shijimi dhe kombinimi me verë, pije artizanale dhe ushqime të tjera, prezantime të historisë së çokollatës, muzikë, filma dhe dokumentarë me çokollatën, tendencat e kakaos dhe zhvillimet më të fundit.

 

Kur: 23 – 24 shkurt 2019

Ku: Beurs van Berlage në Amsterdam, Holandë

Harta: Beurs van Berlage

Faqja zyrtare: chocoa.nl

 

Burimi i artikullit: chocoa.nl/festival/