Burrito është një gatim shumë i famshëm i kuzhinës meksikane, i cili përbëhet nga një tortilla e mbushur me përbërës të ndryshëm.

Ai mbështillet në formë cilindri të mbyllur dhe konsumohet lehtësisht kur jemi në lëvizje.

Ndonjëherë tortilla piqet në skarë, për ta zbutur pak dhe për ta bërë më të përpunueshëm gjatë mbushjes. 

Në Meksikë, burrito mbushet kryesisht me mish dhe pure fasulesh. 

Ndërsa në SHBA, mund të kombinohet me një llojshmëri përbërësish.

Ato mund të jenë oriz, fasule të ziera, marule, mish, guakamole, djathë, salcë kosi ose salca të tjera dhe perime të ndryshme.

 

National Burrito Day

Burim i fotos: portablepress

 

Historia 

 

Para se të arrihej tek burrito modern, rreth 10.000 vite para krishtit popujt mesoamerikanë të Meksikës përdornin tortilla me miell misri. 

Ata i mbushnin me speca djegës, domate, kërpudha, kunguj dhe avokado.

Në zonën e SHBA-së Jugperëndimore tortilla mbushej me fasule dhe salcë mishi, ngjashëm me burriton e sotëm. 

Përsa i përket origjinës së tij, legjendat e lidhin me cowboys të Meksikës veriore në shekullin e XIX-të.

Në vitin 1895, burrito përkufizohej si “një tortilë e mbështjellë me mish ose përbërës të tjerë brenda, të quajtur ‘coçito’ në Jukatan dhe ‘taco’ në qytetin Cuernavaca dhe Mexico City”. 

 

Related image

Burim i fotos: Care2

 

Disa histori të tjera e lidhin me Juan Méndez, i cili shiste taco në Ciudad Juárez gjatë revolucionit meksikan (1910-1921). 

Ai përdorte një gomar si transportues për vete dhe ushqimin që shiste. Në gjuhën spanjolle, burrito i referohet gomarit të vogël.  

 

Image result for juan mendez burrito

Burim i fotos: Hulton Archive/Getty Images

 

Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë, Méndez i mbështillte në tortillat e mëdha, nën një mbulesë të vogël tavoline.

Ashtu si “ushqimi i burrito” (“ushqimi i gomarit të vogël”) u bë i famshëm në qytet, emri “burrito” u miratua përfundimisht si emri i tortilla-ve të mbushura. 

 

Varietet

 

Meksikë

Burrito origjinal meksikan zakonisht është i vogël dhe i hollë, me tortilla që përmbajnë vetëm një ose dy përbërës të ndryshëm. 

Ato mund të kombinohen me mish ose peshk, patate, oriz, fasule, djathë asadero dhe produkte të tjera vendase. 

 

San Francisco

Njihet me emrin burrito stili mision, për shkak të emrit të lagjes në të cilën është përgatitur në vitet 1960-1970. 

Ky lloj burrito karakterizohet nga një tortilla e madhe, e mbështjellë në letër alumini. 

Ai mund të mbushet me carne asada (mish lope), oriz në stil meksikan, fasule, salcë kosi dhe qepë.

 

Burim i fotos: Broadly Vice

 

San Diego

Burrito i Kalifornisë përbëhet nga copa mishi carne asada, patate të skuqura, djathë, koriandër, salcë kosi, qepë dhe guakamole.  

Variantet e tij përfshijnë produkte si karkaleca, carnitas (mish derri) ose mish pule.

 

Sushi Burrito

Mbështjillet në tortilla dhe mbushet me peshk ton djegës, tempura (pjatë japoneze – perime ose fruta deti të skuqura shumë) dhe kastravec. 

 

Burrito i mëngjesit (Breakfast Burrito)

Përbëhet nga ushqime që konsumohen tipikisht në mëngjes, sidomos vezët e skuqura, të mbështjellë me një tortilla.

Ky stil u shpik dhe popullarizua në disa kuzhina rajonale amerikane. 

 

Image result for burrito

Burim i fotos: onceuponachef

 

 

Burimi i artikullit: Broadly Vice