Pica Margerita është një picë tipike napolitane, e cila shpesh njihet si “flamuri i vërtetë italian“. 

Receta e saj klasike përmban domate San Marzano, mozzarella, borzilok të freskët, kripë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. 

Sipas gojëdhënave popullore, në vitin 1889, pas bashkimit të Italisë, Mbretëresha e Italisë – Margerita, bëri një vizitë në qytetin e Napolit.

Real Neapolitan Pizza

Burim i fotos: naples15.com

Gjatë kësaj vizite, chef Raffaele Esposito që drejtonte picerinë Brandi, përgatiti një picë me 3 ngjyrat e flamurit italian. Ai i vendosi emrin Margerita në nder të mbretëreshës.  

Ndonëse historia është kthyer në simbolin e picës, shpesh vërtetësia e saj vihet në dyshim.

Kjo sepse përshkrime të recetës së picës gjenden në shkrime e dokumenta më të hershëm se viti 1889. 

Si shembull i tillë shërben libri i Francesco DeBouchard me titull “Zakonet dhe Traditat e Napolit”, shkruar në vitin 1866. 

Në libër, autori përshkruan përbërësit më të famshëm për picën e kohës, që përfshinin djathin dhe borzilokun, shpesh shoqëruar me feta mozzarella.

File:BOURCARD(1858) p2.172 - IL PIZZAIUOLO.jpg

Burim i fotos: Wikipedia 

Gjithashtu, burime të ndryshme përmendin se shumë më para se të merrte emrin Margerita, pica shërbehej në Itali dhe ishte një pjatë e preferuar dhe shumë e konsumuar. 
 
Që prej vitit 2009, pica Margerita ka fituar titullin nga Bashkimi Europian si “Specialitet i Garantuar Tradicional“, bashkë me 2 pica të tjera napolitane. 
 
Përsa i përket përgatitjes, pica Margerita duhet të ketë një brum të trashë rreth 3 mm dhe kore të gjatë 1-2 cm.

Gjatë përgatitjes nuk lejohen mjete të tjera të punës, përveç duarve të picaiolit. 

Ajo duhet të piqet në një furrë druri me temperaturë 485 °C për rreth 90 sekonda.

Burim i fotos: ItalyMagazine

 

Burimi i artikullit: Italy Magazine