A e dinit se receta e sallatës Çezar e ka zanafillën nga Meksika?

Legjendat thonë se pronari i restorantit, italiani Caesar Cardini, krijoi një pjatë sallate në vitin 1924 në Tijuana, Meksikë.

Pas Luftës së Parë Botërore dhe largimit nga Milano – Itali, Caesar vendosi të hapë një restorant me vëllain e tij.

I pozicionuar jo shumë larg nga kufiri me Amerikën, ata menduan se do të tërhiqnin shumë klientë në restorant, duke shfrytëzuar situatën dhe irritimin e amerikanëve pas ndalimit të konsumit dhe prodhimit të pijeve alkoolike.

Burimi: caesarcardinis.com

Sipas Rosa Cardini – vajzës së Caesar, më 4 korrik 1924, në ditën e pavarësisë së SHBA-së, restoranti ishte plot me klientë dhe përbërësit në kuzhinë ishin duke përfunduar.

Cardini mendoi të përgatiste një sallatë me ato cfarë kishin mbetur, që përfshinin sallatë marule, vaj ulliri, vezë, hudhër, djathë Parmigiano dhe salcë Worcestershire.

Kjo sallatë e shijshme u emërtua pas krijuesit të saj dhe nisi të bëhej popullore pas vizitave të emrave të famshëm të Hollivudit dhe u prezantua në Europë nga Wallis Simpson.

Në vitin 1953, Shoqëria Ndërkombëtare e Epikurisë e shpalli sallatën Çezar si kontributin më të madh të Amerikës në kuzhinën botërore.

Burimi: kitchenproject.com

Nëse dëshironi të përgatisni në shtëpi recetën origjinale të sallatës, ju sugjerojmë të ndiqni hapat në linkun: https://bit.ly/2TtycEH

Burimi i artikullit: Huffington Post