A e dini se në Amerikë konsumohen 300 milionë sanduiçe në ditë?

Ky produkt kaq popullor në ditët e sotme është perfekt për këdo dhe në çdo moment të ditës.

I lehtë për t’u marrë me vete, i thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund t’i shtosh përbërësit që dëshiron, duke krijuar qindra kombinime.

Dhe historia që qëndron pas popullarizimit të tij është shumë interesante.

 

Historia

 

Mendohet se sanduiçi i parë është përgatitur në shekullin I para krishtit.

Hillel ishte një drejtues hebre, i cili nisi traditën e vendosjes së mishit të qengjit, frutave të thata, mollës dhe erëzave midis dy fetave buke.

Si pasojë, sanduiçi mori emrin Hillel, në nder të krijuesit hebre.

 

Sandwich History Hillel

 

Në periudhën e mesjetës, njerëzit përgatisnin sanduiçë të hapur, duke përdorur feta të trasha buke.

Ata nuk e konsumonin bukën, por i përdornin si pjata, në të cilat vendosnin ushqimet e gatuara si mish apo perime.

Holandezët dallohen gjithashtu për një traditë të ngjashme. Ata shërbejnë bukë me gjalpë dhe mish / peshk (broodjes).  Shpesh ata i shtojnë dhe përbërës të tjerë.

Mendohet se popullaritetin më të madh sanduiçi e fitoi në vitin 1762.

Anglezi John Montag, konti i katërt i familjes Sandwich, luante shpesh kumar dhe shpenzonte orë të tëra duke luajtur.

 

 

Gjatë një loje të gjatë, ai i kërkoi kuzhinierit t’i përgatiste diçka të shpejtë, që ta konsumonte pa u ngritur nga tryeza.

Kështu kuzhinieri kombinoi disa feta buke me mish viçi.

Montagut i shijoi shumë kur i konsumoi bashkë përbërësit. Që nga ai moment, kombinimi u bë shumë popullor në komunitetin e Londrës.

Si rrjedhim, ky produkt i shijshëm mori emrin e kontit.

Mendohet se kuzhinieri i Montagut e kishte provuar gjatë udhëtimeve të tij në Mesdhe, ku turqit dhe grekët përgatisnin pjata të veçanta mezesh.

Ata kombinonin pite me salcë, djathë dhe mish. Me siguri, ishte shija e mezeve që shërbeu si inspirim për atë që kërkonte Montagu gjatë lojës me letra. 

Në librin “Sanduiçi: Një histori globale”, autorja Bee Wilson shkruan se njerëzit porosisnin pjatën me frazat “njësoj si Sandwich”, që më vonë u shkurtua në do të porosis një “sandwich”.

Receta e parë e sanduiçit në Amerikë u përgatit në vitin 1815, dhe vetëm në shekullin e XVIII-të u përfshi në librat e gatimit.

Ndonëse vendosja e kolonive britanike daton më herët, amerikanët nuk ishin të prirur të imitonin tendencat kulinare britanike.

Në vitin 1830, ata nisën të emërtonin sanduiç të gjitha kombinimet e bukës me mishin, ashtu si anglezët.

Megjithatë, ata bënë disa ndryshime. Në Angli, përdorej mishi i viçit, ndërsa në Amerikë proshuta.

 

Kombinime të cuditshme

 

Sanduiçi “chip butty” – mbushet me patate të skuqura (chips) dhe gjalpë (butter).

sandwich history chip butty

 

Rajoni i New England në SHBA njihet për sanduiçin me fasule.

Sandwich History Baked Bean

 

Sanduici “Elvis”, i cili merr emrin e këngëtarit Elvis Presley, kombinon gjalpë kikiriku, feta bananesh dhe pançetë.

Image result for the elvis sandwich

 

Sanduiçi “Kubi i Rubikut”. Perfekt për adhuruesit e lojës, ky sanduiç shoqërohet me kube pastrami, salçiçe kielbasa, salami dhe dy lloje djathrash kaçkavall.

Image result for rubik's cube sandwich

 

 

Burimi i artikullit: allthatsinteresting.com