Këtë javë sjellim historinë që qëndron pas krijimit te pjatës së shijshme të Karpaços (Carpaccio).
Karpaço është një aperitiv i thjeshtë dhe shumë i shijshëm!
Origjina e tij i ka fillesat në Venecia të Italisë në vitin 1950, në lokalin e quajtur ”Harry’s Bar”.
Burim i fotos: Barber Shop Bags
Kontesha Amalia Nani Mocenigo ndodhej në Venecia dhe shkoi të vizitonte bar-kafenë “Harry” për të ngrënë diçka.
Mjeku i kishte caktuar një dietë shumë strikte dhe i kishte këshilluar të mos konsumonte mish të gatuar.
Kështu, i kërkoi kuzhinierit Harry që të përgatiste diçka të veçantë për të.
Burim i fotos: Cook_inc.
Për ta bërë të lumtur, kuzhinieri doli me një pjatë me mish viçi të prerë në feta të holla dhe të papërpunuara, të shoqëruara me salcë kremi.
Thuhet se pjata bazohet në specialitetin e rajonit të Piemontes, me emrin “Carne cruda all’Albese” (mish krudo stil Albese).
Pjata përbëhet nga feta mishi të prera hollë, pak djathë Parmigiano, sallatë rukola, vaj ulliri, uthull balsamike dhe kikirikë, dhe ndoshta pak majonezë tartufi.
Por Karpaço përgatitet ndryshe. Për të nevojitet mish viçi i prerë në feta të holla, majonezë, salcë Worcester, limon, piper i bardhë dhe qumësht.
Burim i fotos: isachgiai.xyz
Emri i pjatës u vendos “Carpaccio”, sipas propozimit të pronari të lokalit Giuseppe Cipriani.
Giuseppe Cipriani duke shërbyer në Harry’s Bar
Burim i fotos: pawli.eu
Sipas tij, ngjyrat e pjatës i kujtonin nuancat e kuqe dhe të bardha të përdorura në pikturat e Vittore Carpaccio – një piktor venedikas dhe një nga artistët më të njohur të shekullit të XV-të.
Gjatë asaj periudhe, në Pallatin Doge në Venecia po organizohej një shfaqje në nder të piktorit.
Pikturë e Vittore Carpaccio, Burim i fotos: wikidata.org
Sidoqoftë, kjo nuk ishte pjata e parë që Cipriani vendosi emrin pas një artisti të preferuar të tij.
Ai ishte shumë i apasionuar pas artit të shekullit XV-të, saqë dhe pijen e njohur Bellini e emërtoi pas artistit të rilindjes italiane, Giovanni Bellini.
Burim i fotos: © cadwu
Giussepe Cipriani u kujdes që ta popullarizonte pjatën e Karpaço, duke bërë që shumë njerëz në botë ta duan dhe shijojnë.
Ai përshkruan më në detaje historinë e krijimit të pjatës, në librin e tij “L’angolo dell’Harry’s Bar” – Qoshja e kafenesë së Harry-it.
Burimi i artikullit: nytimes.com