Dita e sotme -14 shkurt – ka marrë emrin e shenjtorit Valentin, i cili vdiq në këtë ditë në vitin 270 pas Krishtit, dhe supozohet se është varrosur diku në rrugën Falminian në Romë, Itali.

Mbi historinë e tij interesante ekzistojnë disa versione. Ne po ju sjellim versionin më popullor të tij.

Legjenda thotë se perandori romak Klaudi II-të e kishte të vështirë të rekrutonte ushtarë romakë për përgatitjen e ushtrisë së tij.

Kështu, ai nxorri një urdhër që i ndalonte djemtë të martoheshin, sepse mendonte se do të shërbenin më mirë në ushtri dhe do të ishin më besnikë ndaj tij. 

Shën Valentini, një prift i krishterë, i martonte romakët në fshehtësi.

Perandori mori lajm për veprimet e priftit dhe e burgosi. Më pas, urdhëroi menjëherë ekzekutimin e tij.

Për këtë arsye, dita e sotme feston të dashuruarit. Dhe si mund ta festoni ju më mirë sesa me gatime dhe pjata të veçanta?

Nëse nuk e keni menduar ende se cfarë të gatuani për darkën e Shën Valentinit, ju ndihmojnë recetat e chef Renatos.

Në faqen tonë mund të gjeni plot receta fantastike për të përgatitur një menu të shijshme për të dashurën apo të dashurin tuaj!

Më poshtë ju sugjerojmë disa receta speciale, që do ta krijojnë atmosferën që dëshironi prej pjatës së parë e deri tek ëmbëlsira.

 

Receta për pjatë të parë

 

Tartar me Salmon

Kjo pjatë me ngjyra të bukura është e freskët dhe shumë e shijshme!

Ajo shërbehet si pjatë e parë, por mund të shijohet dhe si sallatë mes 2 personash ose si një aperitiv fantastik.

Mund ta shoqëroni me feta kastraveci, bukë të thekur apo patate të prera hollë dhe të pjekura.

 

Brusketa me djathë të bardhë

Shija krokante e brusketave kombinohet shumë mirë me djathin e bardhë, domatet qershi dhe sallamin pikant.

Recetë e thjeshtë, e cila shërben si pjatë e parë dhe si aperitiv elegant për tryezën tuaj.

 

Sardele të marinuara

Shijoni recetën e sardeleve të freskëta dhe shumë të ushqyeshme!

Ato ju pasurojnë me proteina, omega 3, vitaminë D dhe vitaminë B12.

Shoqërohen shumë mirë me perime, bukë të thekur, domate dhe sallatë me kaperi.

 

Receta për pjatë kryesore

 

Linguine me fruta deti

Përgatisni një pjatë të shijshme me aromën e frutave të detit në më pak se 20 minuta.

E pasur në vitaminë C dhe me sasi shumë të ulëta të kolesterolit.

Perfekte për një darkë me personin e zemrës!

 

Kec i pjekur me patate & patëllxhanë

Aroma dhe shija e mishit të kecit, shoqëruar me patate dhe patëllxhanë, krijon kombinim fantastik.

 

Qafë gici në furrë

Kjo recetë e mishit të gicit në furrë, gatuar me verë të kuqe dhe shoqëruar me perime, është një pjatë që kërkon pak kohë, por është shumë e shijshme.

Ndiqni hapat dhe këshillat nga chefi dhe përgatisni një pjatë speciale, shoqëruar me garniturën e duhur.

 

Gjuhëz e pjekur me letër furre

Gatuani këtë pjatë të ushqyeshme me peshkun e shijshëm të gjuhëzës, shoqëruar me limonë, domate dhe erëza.

Perfekt për një darkë romantike! Përmban pak yndyrna dhe është e pasur në proteina, vitaminë C dhe B12.

 

Receta ëmbelsirash

 

Parfe me boronica

Boronicat renditen në listën e super frutave!

Kjo parfe e lehtë ju sjell kombinimin e tyre në një shtresë pane, me shumë pak yndyrë dhe spërkatur me grimca kanelle.

Kontrasti i shijeve krijon një kombinim fantastik dhe të freskët!

 

Çokollatë fondente (Souffle)

Çokollata fondente apo souffle e mbushur me çokollatë është një ëmbëlsirë që shërbehet e nxehtë dhe me krem akullore e vanilje në pjatë.

Ndryshe e quajtur “petit gâteau” (në frëngjisht – tortë e vogël), kjo souffle është shumë popullore në restorantet e New York-ut.

Krijoni shijen e veçantë duke e shoqëruar me akullore!

 

Tiramisù

Receta klasike e Tiramisù-së është një ëmbëlsirë elegante dhe e pasur italiane, e bërë me biskota të lehta dhe të ëmbla Savoiardi në gota të ngjyrosura me kafe, të shtruara me një krem të lehtë, mascarpone dhe pluhur kakao.

 

Brownies me çokollatë

Kjo recetë është e përkryer për adhuruesit e ëmbëlsirave të buta me çokollatë.

Brownies janë të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur, duke krijuar një atmosferë fantastike!