Zakonisht të gjithë mendojmë se pasta favorizon rritjen në peshë. Por nuk është pikërisht kështu.

Në fakt nuk është pasta në vetvete ajo që “shëndosh”, por janë përbërësit që i shtojmë gjatë përgatitjes së saj.

Megjithatë, nëse respektohet cilësia, sasia dhe sidomos mënyra e përgatitjes së tyre, do të kemi një dietë të balancuar.

 

 

Përparësitë e të ngrënit pasta vijnë veçanërisht nga vlerat e saj ushqyese.

Pasta përmban rreth 11-12% proteina dhe gjithashtu është tepër e pasur me amidon, i cili mund të shkojë deri në 70-75%.

Ajo përmban edhe sasi të konsiderueshme të grupit të vitaminave B (sidomos vitaminën B1), kripëra minerale (sidomos kalium), fibra etj.

Duke pasur këto karakteristika ushqyese, pasta konsiderohet një nga ushqimet bazë të kuzhinës mesdhetare.

 

 

Përparësitë e pastës në shëndet

  1. Duke qenë e pasur me vitaminë B1 dhe ndihmuese e mirëfunksionimit të sistemit nervor, pasta ndikon në rritjen e humorit.
  2. Amidoni bën të mundur çlirimin e glukozës, e cila favorizon sintezën / përthithjen e serotoninës, neurotransmetuesi kryesor që na bën të ndihemi më mirë.
  3. Pasta ka një fuqi “ngopëse” shumë të mirë, prandaj nëse ajo konsumohet në sasi të mjaftueshme dhe me përbërës natyralë, është ndihmëse e dietës së përditshme.
  4. Duke qenë një furnizuese shumë e mirë energjie, ajo ndihmon organizmin të perballojë lodhjen fizike dhe mendore.
  5. Përmbajtja e ulët e kripës ndihmon në parandalimin e sëmundjeve me origjinë kardio-vaskulare.

 

 

Për receta pastash në web: Receta Pastash

Për më shumë receta, mund të gjeni librin më të fundit të chef Renatos “50 Shijet e Pastave“.