Finoku, i njohur me emrin latin në botanikë Foeniculum vulgare, është një bimë mjekësore fantastike, me shumë shije dhe vlera.

Ai e ka origjinën nga Mesdheu, por sot është ndër perimet më të konsumuara në botë.

Nga familja me të njëjtin emër, ai njihet dhe si finoku i Firences – finocchio ose finoku i ëmbël, dhe është shumë popullor në kuzhinën italiane. 

Zhardhoku i bardhë, gjethet dhe farat janë të konsumueshme dhe përmbajnë vlera shumë të mira për organizmin. 

Farat e finokut dallohen për një aromë të butë, të ngjashme me jamballin – likoricën dhe të fuqishme për shkak të vajrave që përmban.

 

Fennel adds a fascinating anise flavor and pleasing crunch to many dishes. Here’s how to slice it to use in soups, salads, stir-fries, pot roasts, and other recipes.

Burim i fotos: Pinterest

 

Farat e tij përdoren shpesh përdoren në gatim si erëz me aromë dhe vajrat janë esencialë në përgatitjen e disa medikamenteve. 

Finoku përdoret për probleme të ndryshme të tretjes që përfshijnë urthin, gripin e zorrëve dhe humbjen e oreksit.

Ai ndihmon në qetësimin e zorrës së trashë dhe zvogëlon sekrecionet e traktit respirator.

 

Fennel Slaw with Mint Vinaigrette Recipe Salads with fennel bulb, sugar, lemon juice, olive oil, mustard, salt, chopped fresh mint, shallots

Burim i fotos: Pinterest

 

Finoku gjithashtu përmban një përbërës që mund të veprojë si estrogjen në trup.

Në ushqime dhe pije, vaji dhe farat e finokut përdoren si agjentë aromatizues.

Në proceset e tjera të prodhimit vaji i tij përdoret si agjent aromatizues në disa laksativë dhe si komponent arome në sapunë dhe kozmetikë.

 

Vlerat ushqyese

 

Finoku përmban shumë pak kalori dhe është i pasur në vlera ushqyese. 

Zhardhoku i tij është i pasur me vitaminë C, që ndihmon sistemin imunitar, rigjenerimin e indeve, sintezën e kolagjenit dhe shërben si antioksidant i fuqishëm. 

Gjithashtu, zhardhoku dhe farat janë burim i manganit, shumë i rëndësishëm për aktivizimin e enzimave, metabolizmin, mbrojtjen e qelizave, zhvillimin e kockave, rregullimin e sheqerit në gjak dhe shërimin e plagëve. 

Përmban nivele të moderuara të kalciumit, magnezit dhe kaliumit, që janë esenciale për shëndetin e kockave. 

 

SPOON: Raw Week: Sweet Pea, Mint, and Fennel Soup

Burim i fotos: Pinterest

 

Përfitime të tjera

 

Veti antibakteriale

Ekstrakte nga finoku pengojnë rritjen e baktereve potencialisht të dëmshme, si Escherichia coli, Staphylococcus aureus dhe Candida albicans.

Redukton inflamacionin

Antioksidantët e fuqishëm si vitamina C dhe quercetin mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit. 

 

Often likened in taste to licorice, fennel is in fact far more subtle with a texture similar to celery, and, unlike licorice, the flavor is savory, not sweet. Raw, fennel is cool and crunchy. Cooked, fennel turns mellow and the flesh softens; it is wonderful alongside fish or chicken or tossed with pasta.   In Season: Fennel season lasts from mid-fall to early spring.   What to Look For: Fennel is easily identifiable: It has a fat white bulb (like an onion) and a feathery top of green stalks

Burim i fotos: Pinterest

 

Shëndeti mendor

Studimet tregojnë se ekstrakte të finokut mund të zvogëlojnë defiçitin e kujtesës gjatë plakjes. 

Lehtëson simptomat e menopauzës

Finoku ka veti të forta estrogjenike, që do të thotë se vepron në mënyrë të ngjashme me hormonin estrogjen.

 

 

Burimi i artikullit: HealthLine