Panxhari një nga perimet më të mira, me sasi të ulëta të yndyrës, plot me vitamina dhe minerale, dhe i mbushur me antioksidantë të fuqishëm.

Ashtu si shumë perime moderne, panxhari u kultivua fillimisht nga romakët në shekullin e XIX-të. 

Ai nisi të marrë vlera komerciale kur u zbulua se mund të shndërrohej në sheqer.

Prodhuesit kryesorë tregtarë të saj sot janë SHBA, Rusi, Francë, Poloni dhe Gjermani.

Image result for beetroot

Burim i fotos: Medical News Today

Shumë receta klasike të panxharit lidhen më shumë me Europën Qendrore dhe Lindore. Ato përfshijnë dhe recetën e supës së famshme të panxharit – Borsch.

Panxhari i përket të njëjtës familje si spinaqi. Gjethet dhe rrënja e saj janë të ngrënshme, ku gjethet kanë shije të hidhur ndërsa rrënja e rrumbullakët është e ëmbël.

Zakonisht e gjejmë në një ngjyrë vjollcë të theksuar, por mund të jetë dhe në ngjyrë të bardhë ose të artë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, panxhari mund të konsumohet i papërpunuar, por zakonisht është gatuhet ose konservohet si turshi.

 

Image result for beetroot

Burim i fotos: HealthLine

 

Vlerat ushqyese

 

Panxhari ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese.

Ashtu si perimet e tjera, dhe ai është i pasur me kalcium, hekur, vitamina A dhe C.

Panxhari është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave, manganit dhe kaliumit.

Në 100 gr panxhar gjenden:

  • 36 kalori
  • 1.7 gr proteina  
  • 0.1 gr yndyrna
  • 7.6 gr karbohidrate
  • 2.5 gr fibra

 

Pigmenti që i jep ngjyrën vjollcë-purpurt është betacyanin, një agjent i fuqishëm, që mendohet se parandalon zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

 

Image result for beetroot

Burim i fotos: Good Food

 

Prania e fibrave ka ndikim të favorshëm në funksionimin e zorrëve, të cilat ndihmojnë në parandalimin e konstipacionit dhe ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

Ai gjithashtu renditet si një nga 10 perimet më të fuqishme antioksiduese dhe burim i pasur i glutaminës, një aminoacid thelbësor për shëndetin dhe mirëmbajtjen e traktit të zorrëve.

 

Burim i artikullit: BBC Good Food

 

Receta me panxhar

 

Sallatë me panxhar

 

Burger vegan me panxhar