Portokalli është një nga frutat më të mirë, që shpesh këshillohet të konsumohet gjatë gripit.  

Ai është i pasur me vitamina dhe minerale, por sa efektiv është realisht në forcimin e imunitetit të organizmit?

Artikulli më poshtë ju sjell shkurtimisht përfitimet dhe vlerat që ka portokalli dhe si kontribuon konsumi i tij për një shëndet më të mirë. 

 

Vlerat ushqyese

Portokalli është një frut me ngjyrë të gjallë si vetë emri, i cili ka një shije të ëmbël ose të thartë, në varësi të llojit. 

Ai gjendet në çdo stinë të vitit, përveç portokallit të kuq, që e gjejmë për një periudhë të shkurtër. 

Njihet si burimi më i mirë i vitaminës C – një antioksidant shumë i fuqishëm, që mbron qelizat e trupit nga dëmtime të ndryshme. 

Vetëm konsumi i një portokalli mesatar siguron sasinë e rekomanduar ditore për vitaminë C tek të rriturit. 

5 Surprising Health Benefits of Orange Juice

Burimi i fotos: HealthLine

Ai përmban gjithashtu kompozime të mira për shëndetin që njihen ndryshe si flavanone

Këto fitokimikate mbështesin dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe kanë përfitime të njohura anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale. 

Gjithashtu, portokalli njihet si burim i fibrave, vitaminës B, vitaminës A, kalciumit dhe kaliumit. 

 

Minimizon simptomat e gripit? 

Sipas BBC Good Food dhe kërkimeve të ndryshme shkencore, që prej vitit 1970 ka ekzistuar një debat mbi faktin nëse portokalli – vitamina C që përmban ai – mund të minimizojë simptomat e gripit, apo të ndikojë në kurimin e parandalimin e tij.

Kërkimet më të fundit nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë thonë se në të vërtetë marrja e vitaminës C nuk ka efekt mbi simptomat e gripit në momentin që i shfaqim ato.

Megjithatë, ata shprehen se marrja e vitaminës C nga portokalli mund të shërbejë si një parandalues i mirë i gripit të stinës.  

 

Redukton presionin e gjakut

Kërkime të tjera kanë gjetur tek portokalli një antioksidant – i quajtur Hesperidin, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit në gjak. 

Ky studim sugjeron se nëse përfshijmë portokallin apo agrume të tjera më shpesh në dietën tonë, mund të ulim ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. 

 

Burimi i artikullit: BBC Good Food