Spinaqi besohet se e ka origjinën nga Persia dhe në shekullin e XII-të u tregtua në Europë, duke u shndërruar në një nga bimët e gjelbra shumë të mira për shëndetin.

Emri i pjatës me të cilën shpesh njihet – Florentine – përdoret për të përshkruar recetat që përmbajnë spinaq dhe salcë kremoze.

Ky emër i mbeti që prej shekullit të XVI-të nga italiania Catherine de Medici, e cila u prezantoi francezëve spinaqin, dhe në nder të kulturës italiane e emërtoi Florentine.  

Image result for catherine de medici and spinach

Burimi: CooksInfo

 

Spinaqi i përket familjes së Chenopodiaceae, e cila përfshin dhe bimë të tjera si quinoa, pazi dhe panxhari.

Ai ndan cilësi të ngjashme me bimët e tjera të familjes, si shija e hidhur e gjetheve të panxharit dhe shija e kripur e gjetheve të pazisë. 

 

Vlerat kryesore ushqyese 

Spinaqi gjendet në treg gjatë gjithë vitit, por sezoni i tij është gjatë pranverës, muajt mars – qershor.

Njihet për vlerat e tij fantastike ushqyese si plotësimi me energji, rritje e vitalitetit dhe përmirësimi i cilësisë së gjakut.

Përfitimet e tij vinë kryesisht prej pranisë së lartë të hekurit. Ai ndihmon qelizat e kuqe të gjakut që të transportojnë oksigjenin në organizëm, si dhe ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe sintezën e ADN-së. 

Image result for spinach

Burimi: SimplyRecipes

Duke qenë se vegjetarianët përjetojnë aneminë e mungesës së hekurit, u këshillohet të konsumojnë sa më shumë spinaq.

Gjithashtu, gratë shtatzëna duhet të përfshijnë më shpesh perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi, në dietat e tyre gjatë shtatzanisë. 

Përvec hekurit, spinaqi është shumë i pasur në vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B2 dhe acid folik.

Vitamina K është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është i vështirë për t’u gjendur në perime të tjera.

Image result for spinach

Burimi: SeriousEats

 

Përveç spinaqit, ai gjendet në sasi të lartë dhe tek gjethet Kale, brokoli dhe lakra jeshile. 

Ngjyra e errët e gjetheve të spinaqit tregon se përmban nivele të larta të klorofilës dhe të karotenoideve – shumë të mira për shëndetin.

Këto fitokimikate kanë cilësi anti-inflamatore dhe anti-kanceroze, dhe janë veçanërisht të dobishme për shikimin, duke parandaluar degjenerimin makular dhe kataraktet

 

Si ta ruajmë

Spinaqi i freskët duhet të ketë gjethe ngjyrë jeshile të mesme në të errët, të duken të freskëta dhe të mos shfaqin shenja të vyshkjes/prishjes. 

Vendosini në një qese plastike, me pak hapësirë të gjetheve nga njëra-tjetra. Mund t’i ruani në frigorifer deri në 4 ditë.

Image result for spinach

Burimi: nestle-family.com

 

Mos i lani para se t’i ruani, sepse lagështia do t’i vyshkë më shpejt. Megjithatë, sigurohuni që t’i lani mirë para konsumit sepse mund të ruajnë kimikate dhe mbetje të tokës. 

Kur t’i gatuani, ziejini në tenxhere me avull ose vendosini në mikrovalë. Mos i zieni në ujë të nxehtë, pasi humbasin vlerat e tyre ushqyese.  

 

Kombinime në receta

Spinaqi shkon shumë mirë me:

  1. Arrëmyshk – Arrë muskat (Nutmeg)
  2. Hudhër
  3. Bulmet, peshk dhe mish
  4. Përbërës në sallata dhe supa
  5. Pasta 

 

Burimi i artikullit: BBC Good Food