Çfarë do të ndodhë sonte në Hell’s Kitchen?

 

Sfida këtë puntatë do të jetë brenda dhe jashtë kuzhinës së Hell’s Kitchen. Tension, presion dhe një ferr i vërtetë do të mbizotërojë në kuzhinë!

Situata mes vajzave në Hell’s Kitchen do të acarohet aq shumë, sa që konkurrentet do të shprehin shenja dhune mes njëra-tjetrës.

Nga ana tjetër, një personazh mjaft i dashur dhe i njohur për publikun do të futet në kuzhinën e Hell’s Kitchen, dhe ajo është Albana Osmani!

Moderatorja do të jetë asistentja e Chef Renato dhe do të shijojë atë që do të ndodhë realisht në emision, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen e shikuesve çdo ditë dhe javë.

Po përsa i përket Chef Renatos? Mendoni se do të zbutet?…Mendojeni edhe njëherë pasi të ndiqni puntatën e sotme, në orën 21:00Top Channel!