Proteinat ndryshe quhen ndryshe “blloqet ndërtuese të jetës”, pasi janë ushqyesit kryesorë që ndërtojnë qelizat tona dhe sigurojnë aminoacidet thelbësore që e mbajnë organizmin të fuqishëm.

Nëse nuk ushqehemi sa duhet me ushqime të pasura me proteina, do të na shfaqen disa efekte negative si: prirje për të qenë më të stresuar – sepse nuk i japim mjaftueshëm ushqim trurit dhe organeve, dobësim të flokëve dhe thonjëve, dobësim të muskujve dhe ruajtje e sasive yndyrore në organizëm, dobësim të përgjithshëm të trupit – të ndjerit i pafuqishëm apo i lodhur, dobësim i imunitetit mbrojtës – më i prirur të sëmuresh shpejt nga i ftohti apo viruset sezonale.

Për të shmangur mungesat e theksuara të proteinës, ju sugjerojmë disa receta mëngjesi që përmbajnë përbërës të shijshëm dhe shumë të pasur me këtë ushqyes të rëndësishëm.

Smoothie me Banane & Mocha

Një tas me smoothie të trashë dhe të butë, i mbushur me proteina!

Burimi: AmbitiousKitchen

Përbërësit

  • 1 banane e madhe
  • 1/2 filxhan qumësht bajamesh (më shumë sasi nëse është e nevojshme)
  • 1 lugë pluhur vanilje ose çokollate
  • 1 paketë kafe çasti (sipas dëshirës)
  • 1 filxhan spinaq
  • Disa kube akulli
  • Për t’i vendosur sipër:
  • Gjalpë bajamesh
  • Bajame të pjekura
  • Fara Chia
  • Granola me yndyrë të ulët
  • Banane të prerë në feta
  • Luleshtrydhe të freskëta

Përgatitja

  • Shtoni të gjitha përbërësit (përveç përbërësve për t’i vendosur sipër shtesë) në një blender dhe përzieni deri sa të zbuten dhe të krijohet një masë kremoze.
  • Nëse është e nevojshme, shtoni më shumë qumësht bajamesh dhe/ose akull, për të arritur konsistencën e dëshiruar.
  • Smoothie duhet të jetë mjaft i trashë, në mënyrë që ta konsumoni me një lugë.
  • E vendosim në një tas dhe i shtojmë përbërësit e tjerë sipër. Mund të shtoni dhe produkte të tjera që preferoni. Shërbehet për 1 person.

Sallatë Mëngjesi

Burimi: SkinnyTaste

Përbërësit

  • 3 filxhanë Lacinto kale, i copëtuar
  • 1 lugë çaji uthull vere të kuqe
  • 2 lugë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë Kosher
  • Piper i zi, për shije
  • 2 vezë të mëdha
  • 4 feta pançetë, të gatuara dhe të prera
  • 57 gr avokado, në feta
  • 10 domate qershi, të përgjysmuara

Përgatitja

  • Në një tas vendosni gjethet Kale, vaj ulliri, uthull dhe 1/4 lugë çaji kripë. Përzieni për rreth 3 minuta, derisa të zbutet sallata Kale.
  • Gatuani vezët sipas dëshirës – të ziera ose të skuqura.
  • Shtoni pançetat, domatet, avokadon dhe vezët.
  • Spërkatini me pak kripë dhe piper.

Tas mëngjesi me qiqra

Burimi: WellandFull

Përbërësit

  • Përzierja e qiqrave
  • 34 ml qiqra në kanaçe
  • 1/2 lugë çaji shafran
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper
  • 1/4 qepë e bardhë, e prerë
  • 2 thelbinj hudhre, të grirë
  • Pak vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Përbërës shtesë të pjatës
  • Gjethe të ndryshme sallate
  • Një tufë majdanoz
  • Një tufë koriandër
  • Avokado

Përgatitja

  • Në një tas vendosim qiqrat dhe pak nga lëngu që ndodhet në kanaçe.
  • Shtypim qiqrat me një pirun, për të formuar një masë pureje. Shtojmë në të shafranin, kripën dhe piperin, derisa të kombinohen njëtrajtësisht.
  • Shtojmë hudhrën dhe qepën. Ngrohim një tigan në nxehtësi mesatare dhe vendosim pak vaj ulliri. I lëmë qepët derisa të zbuten. Pastaj shtojmë hudhrën dhe i skuqim derisa të lëshojnë aromë – rreth 1 minutë ose më shumë. Kini kujdes që hudhra të mos marrë ngjyrë kafe!
  • Shtojmë purenë e qiqrave dhe i skuqim për rreth 5 minuta.
  • Në tas vendosim gjethet e sallatës. Shtojmë purenë e gatuar të qiqrave dhe i vendosim sipër koriandër dhe majdanoz të grirë. I shërbejmë me feta avokado.

Burimi: HealthLine