0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Biskota me arra dhe bajame të pjekura

Biskotat me arra dhe bajame të pjekura janë fantastike dhe shumë ushqyese! Ato përmbajnë fibra e karbohidrate, shumë të mira për mëngjeset e shpejta ose për të shoqëruar kafen e çajin. Ndiqni më poshtë hapat se si t'i përgatisni shumë lehtë në shtëpi.

Përbërësit Kryesorë: miell, sheqer, fruta të thata

807

Përbërësit

350 gr miell

130 gr sheqer

100 gr fruta të thata; bajame dhe arra

60 gr gjalpë i shkrirë

2 kokrra vezë

1 lëkurë portokalli

Një majë lugë gjelle sodë buke

Këshilla

  • Biskotat mund t'i shoqëroni me banane dhe pak mjaltë. Nëse dëshironi mund të shtoni në përbërje dhe fruta të thatë si rrush, qershi apo kajsi. Përpara se t'i shtoni, vendosini fillimisht në një enë me lëng portokalli që të zbuten pak, pasi kjo i pengon që të thahen apo digjen gjatë pjekjes së biskotave.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1609

Kaloritë (kcal)

383

Yndyrnat Totale (g)

14

Kripa (g)

0.52

Proteina(g)

8.9

Karbohidratet Totale (g)

53

Fibrat Dietike (g)

3.2

Sheqernat (g)

20

Udhëzimet

Hapi 1Vendosim në një tavë frutat e thata për t'i pjekur pak.

Hapi 2Në mikser vendosim miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit dhe sodën e bukës dhe i përziejmë bashkë.

Hapi 3Shtojmë frutat e thata të pjekura dhe i përziejmë në mikser për 5 minuta.

Hapi 4Masën e krijuar e hapim dhe e punojmë në forma të ndyshme, sipas dëshirës.

Hapi 5I vendosim për t'u pjekur në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.