0 / 5

Biskota sable

Biskotat sable e kanë origjinën nga Sable-sur-Sarthe, në Francën veri-lindore dhe receta e tyre është 300 vjeçare. Fjala 'sable' është një term që përdorej nga bukëpjekësit francezë dhe i referohet cilësisë së përzierjes para se të shtohet veza. Lexoni hapat e recetës sipas chefit dhe përgatisni shumë shpejt këto biskota të shijshme franceze!

Përbërësit Kryesorë: miell, gjalpë, sheqer, vezë Kuzhina: Franceze

1548

Përbërësit

300 gr miell

100 gr sheqer pluhur

200 gr gjalpë

1 vezë

1 bishtajë vanilje

1 lëkurë portokalli

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1924

Kaloritë (kcal)

460

Yndyrnat Totale (g)

25

Kripa (g)

0.24

Proteina(g)

3.2

Karbohidratet Totale (g)

54

Fibrat Dietike (g)

1.9

Sheqernat (g)

17

Udhëzimet

Hapi 1Hedhim në mikser sheqerin, gjalpin, vaniljen, portokallin dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë uniforme.

Hapi 2Shtojmë miellin dhe vezën dhe e vazhdojmë përzierjen për 2 minuta.

Hapi 3Pasi brumi të jetë gati, e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e hapim brumin në forma sipas dëshirës dhe i pjekim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 170 gradë për 8 minuta.