0 / 5

Brownies me çokollatë

Kjo recetë është e përkryer për adhuruesit e ëmbëlsirave të buta me çokollatë. Brownies janë të shijshme dhe të lehta për t'u përgatitur, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në shtëpi.

Përbërësit Kryesorë: çokollatë, gjalpë, sheqer, kakao

3817

Përbërësit

170 gr gjalpë

370 gr çokollatë

250 gr sheqer

4 vezë të vogla

180 gr miell të situr

50 gr kakao

1 bustinë vanilje

Këshilla

  • Sigurohuni që vezët të jenë në temperaturën e dhomës kur t'i vendosni në gatim, në mënyrë që brownies të jenë të buta dhe të piqen në mënyrë të barabartë. Nëse harroni t'i nxirrni vezët një orë më parë, lërini në një tas me ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta.
  • Vendoseni tavën me brownie në qendër të furrës dhe prisni derisa furra të jetë tërësisht e ngrohur.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1810

Kaloritë (kcal)

433

Yndyrnat Totale (g)

22

Kripa (g)

0.45

Proteina(g)

5.9

Karbohidratet Totale (g)

51

Fibrat Dietike (g)

1.8

Sheqernat (g)

40

Udhëzimet

Hapi 1Ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë.

Hapi 2Vendosim 170 gr gjalpë dhe 250 gr çokollatë në një enë si për banjomari.

Hapi 3Pëziejmë përbërësit derisa të jenë shkrirë plotësisht. Shtojmë sheqerin duke e përzier shumë mirë.

Hapi 4Shtojmë vezët, vaniljen, miellin dhe kakaon. Përziejmë vazhdimisht dhe në fund shtojmë çokollatën e mbetur në copa.

Hapi 5Në një tavë shtrojmë letër furre dhe bëjmë mbushjen me brownie. I vendosim në furrë dhe i pjekim për 25 minuta.

Hapi 6Pas pjekjes i lëmë të ftohen pak dhe më pas i shërbejmë.