
Brumë për krepa
Ushqimi i famshëm francez është i pasur me fibra dhe proteina. Të butë e të shijshëm, krepat janë një opsion i ëmbël për mëngjes, drekë, darkë ose ëmbëlsirë!
Main Ingredient: miell, gjalpë, sheqer, qumësht, vezë Cuisine: Franceze
Përbërësit
200 gr miell 55%
25 gr gjalpë
70 gr sheqer
300 ml qumësht
2 vezë
1 lugë gjellë lëng portokalli
Pak kripë
1 bishtajë vanilje
1 lugë kakao
Këshilla
Disa kombinime që mund të provoni:- Mish pule, spinaq, borzilok
- Krem i ëmbël djathi
- Çokollatë dhe kanellë
- Pjeshkë/boronica dhe krem
- Dardhë dhe lajthi
- Banane, luleshtryshe dhe gjalpë kikiriku
- Ricotta, spinaq, pançetë dhe kërpudha
- Karamel, banane dhe akullore
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
850Kaloritë (kcal)
203Yndyrnat Totale (g)
5.9Proteina(g)
5Karbohidratet Totale (g)
33.7Fibrat Dietike (g)
2.3Sheqernat (g)
11.7Udhëzimet
Step 1I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe më pas i kullojmë, për të shmangur papastërtitë ose copat e brumit që mund të kenë mbetur.
Step 2E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas e kemi gati.
Step 3Bëjmë kujdes që gjatë pjekjes së krepave të përdorim tigan që nuk ngjit. Yndyrë duhet të hedhim shumë pak, mundësisht ta lyejmë tiganin me një pecetë me vaj.
Step 4Masa e brumit vendoset në tigan duke u përhapur dhe duhet të jetë sasi e vogël, që krepi të dalë sa më i hollë.