0 / 5

Brumë për pica 2

Receta e brumit të picës është e lehtë për t'u përgatitur, me vetëm 5 përbërës! Gatuani picën që dëshironi në shtëpi, me përbërësit tuaj të preferuar. E shpejtë për t'u përgatitur, në më pak se 30 minuta!

Përbërësit Kryesorë: miell buke, kripë, maja, vaj ulliri, ujë/qumësht Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

1117

Përbërësit

500 gr miell buke

10 gr kripë

1 lugë kafeje maja e butë

2 lugë gjelle vaj ulliri

250 ml ujë ose qumësht

Këshilla

  • Mund ta lini të çlodhet edhe për 30 minuta, por qëndrimi i brumit në frigorifer e bën atë edhe më të shijshëm.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1122

Kaloritë (kcal)

268

Yndyrnat Totale (g)

6

Proteina(g)

6.2

Karbohidratet Totale (g)

49

Fibrat Dietike (g)

4.6

Sheqernat (g)

1.9

Udhëzimet

Hapi 1Në një enë përziejmë miellin bashkë me kripën dhe në një enë tjetër përziejmë majanë me qumështin ose ujin, si dhe vajin e ullirit.

Hapi 2I vendosim në mikser të gjithë përbërësit dhe i përziejmë për 7 minuta.

Hapi 3E lëmë brumin të mbuluar me një pecetë në frigorifer.

Hapi 4E nxjerrim ditën tjetër nga frigoriferi, e punojmë, e hapim dhe e lëmë për 15 minuta dhe brumi është gati për pica.