0 / 5

Brumë për pica

Receta e brumit të picës është e lehtë për t'u përgatitur, me vetëm 6 përbërës! Gatuani picën që dëshironi në shtëpi, me përbërësit tuaj të preferuar. E shpejtë për t'u përgatitur, në më pak se 40 minuta!

Përbërësit Kryesorë: miell, qumësht, maja, sheqer Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

10309

Përbërësit

500 gr miell 55%

200 ml qumësht

30 gr maja e njomë

1/2 lugë kafeje sheqer

1/2 lugë kafeje kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1202

Kaloritë (kcal)

287

Yndyrnat Totale (g)

6.4

Proteina(g)

6.5

Karbohidratet Totale (g)

52.7

Fibrat Dietike (g)

4.9

Sheqernat (g)

1.9

Udhëzimet

Hapi 1Në fillim përziejmë në një enë miellin, sheqerin, kripën dhe në një enë tjetër qumështin, majanë dhe vajin e ullirit.

Hapi 2I bashkojmë të dyja masat në mikser, duke i përzier me shpejtësi mesatare për 5 minuta.

Hapi 3Mbajmë pak miell mënjanë, të cilin nëse do duhet, mund ta shtojmë tek brumi.

Hapi 4E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas e hapim për t'i dhënë formën e picës.