0 / 5

Brusketa me djathë të bardhë

Shija krokante e brusketave kombinohet shumë mirë me djathin e bardhë, domatet qershi dhe sallamin pikant. Recetë e thjeshtë, e cila shërben si pjatë e parë dhe si aperitiv elegant për tryezën tuaj. Ndiqni më poshtë hapat dhe përgatiteni shumë lehtë!

Përbërësit Kryesorë: bukë, domate qershi, djathë i bardhë, sallam pikant, erëza

1524

Përbërësit

Disa feta buke

100 gr sallam pikant

100 gr domate qershi

100 gr djathë i bardhë

1 spec jeshil

1 spec djegës

3 qepujka të grira hollë

2 thelpinj hudhre

1 lugë kaperi

4 ullinj pa bërthamë

1 tufë borzilok

Një lugë rigon

Kripë

Piper

Këshilla

  • Për brusketat, sugjerohet të përdoret franxhollë ose bagetë (franceze). Shërbejnë si zëvëndësuese shumë të mira dhe buka normale apo dietike.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

795

Kaloritë (kcal)

190

Yndyrnat Totale (g)

10.2

Proteina(g)

9.3

Karbohidratet Totale (g)

16

Fibrat Dietike (g)

1.4

Sheqernat (g)

2.5

Udhëzimet

Hapi 1Vendosim fetat e bukës për t'u thekur (mirë është në furrë).

Hapi 2Perimet dhe ullinjtë i grijmë hollë. Presim domatet në dy pjesë dhe djathin e grijmë në rénde.

Hapi 3Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit përveç domateve.

Hapi 4Shtrojmë bukët në një pjatë. Vendosim sipër masën e përzier, domatet dhe sallamin pikant. Janë gati për t'u shijuar!