
Bucatini me mish të grirë
Bucatini me mish të grirë është një pjatë e gatuar në zjarr të ngadaltë me bazë mishi dhe me salcë të përbërë nga qepë, selino dhe karrota. Pasta që përdoret në këtë recetë është e ngjashme me spageti, por forma e veçantë tubulare bën që salca të bashkohet më së miri me të dhe të krijojë një shije fantastike me mishin e grirë.
4 Main Ingredient: bucatini, mish viçi i grirë Cuisine: Italiane Yndyrna të ulta Fibra të Larta
Përbërësit
500 gr bucatini “Baretti”
100 gr mish viçi i grirë
2 thelpinj hudhre
1 shkop kanellë
1 tufë majdanoz
1 domate e freskët e prerë në kubikë
½ gotë uji salcë domatesh “Baretti”
½ karrotë e grirë
Pak selino të grirë
Gjethe dafine
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
498Kaloritë (kcal)
118Yndyrnat Totale (g)
2.3Kripa (g)
0.93Proteina(g)
5.5Karbohidratet Totale (g)
16Fibrat Dietike (g)
4.1Sheqernat (g)
2.7Udhëzimet
Step 1Ziejmë bucatinit në stil ‘al dente’ dhe i lëmë mënjanë.
Step 2Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri, hudhër, kanellë dhe mishin e grirë. I skuqim mirë duke i përzierë për 10 minuta në zjarr të ulët.
Step 3Shtojmë karrotën, selinonë, gjethet e dafinës, domatet, salcën e domates, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Nëse duhet, hedhim dhe pak lëng nga ai i zierjes së pastave.
Step 4Vendosim në pjatë bucatinit dhe i shtojmë përbërësit dhe pak majdanoz.