0 / 5

Bukë integrale, e zezë

Receta e bukës integrale është shumë e shëndetshme! Përgatitet në shtëpi me përbërës që gjenden lehtë në treg. Është e butë dhe e përsosur për toste dhe sanduiçe.

Përbërësit Kryesorë: miell, ujë, fara të thata Kolesterol i Ulët

1473

Përbërësit

1 kg miell i bardhë

800 ml ujë i vakët

500 gr miell i zi

150 gr fara të thata luledielli, kungulli, tërshëre.

80 ml vaj ulliri

50 gr kripë

40 gr pluhur maja

20 gr sheqer

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1139

Kaloritë (kcal)

270

Yndyrnat Totale (g)

6.6

Kripa (g)

1.9

Proteina(g)

8.3

Karbohidratet Totale (g)

43

Fibrat Dietike (g)

3.6

Sheqernat (g)

1.5

Udhëzimet

Hapi 1Hedhim në mikser miellin e bardhë dhe të zi, sheqerin dhe farat e ndryshme.

Hapi 2Në një enë bashkojmë ujin, vajin e ullirit dhe pluhurin maja, duke i përzier me rrahëse vezësh metalike.

Hapi 3Marrim masën e miellit nga mikseri dhe e përziejmë për 10 minuta me përbërjen që krijuam në enë.

Hapi 4Brumin e formuar e lëmë të pushojë për 45 minuta në një ambient me temperaturë të ngrohtë.

Hapi 5E vendosim në tavë dhe e lëmë të pushojë për 40 minuta të tjera.

Hapi 6E pjekim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.