0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Burger vegan me panxhar

Receta e burgerave vegan me panxhar krijon një shije të ëmbël, që do t'ju bëjë të zëvëndësoni burgerat tradicionalë. Ky burger është një vakt i pasur për veganët dhe vegjetarianët, por dhe për ata që duan të ushqehen shëndetshëm dhe lehtë.

Përbërësit Kryesorë: panxhar, quinoa, vaj ulliri

406

Përbërësit

500 gr panxhar të zier

200 gr quinoa të zier mirë

80 gr vaj ulliri

1 qepë të vogël të prerë imët

1 lëkurë limoni

1 lugë gjelle arra

1 lugë gjelle lajthi

½ lugë çaji spec djegës

Hudhër

Kripë

Piper

Pak majdanoz, kopër dhe mendërz

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

794

Kaloritë (kcal)

191

Yndyrnat Totale (g)

12

Kripa (g)

0.32

Proteina(g)

4.3

Karbohidratet Totale (g)

16

Fibrat Dietike (g)

3

Sheqernat (g)

5

Udhëzimet

Hapi 1Ziejmë panxharin në një enë deri sa të zbutet.

Hapi 2Vendosim në multi–mikser vajin e ullirit, quinoa, arra, lajthi, kripë, piper, majdanoz, kopër, mendërz, lëkurën e limonit, hudhër, specin djegës dhe qepën.

Hapi 3Masën e përzier në mikser e bashkojmë me panxharin e zier në një enë të pastër.

Hapi 4I përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Më pas lyejmë duart me vaj dhe nisim të formojmë burgerat sipas madhësisë që dëshirojmë.

Hapi 5Vendosim një tigan në zjarr dhe i skuqim me pak vaj ulliri. I kalojmë nga të dyja anët deri sa të kenë marrë një shtresë në ngjyrë më të errët. I shërbejmë menjëherë.