0 / 5

Çaj i ftohtë aromatik

Freskohuni gjatë pranverës dhe verës me çajin e ftohtë aromatik, që përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Shije e lehtë dhe e ëmbël, për pasdite të ngrohta në shoqërinë e personave të dashur.

Përbërësit Kryesorë: çaj, luleshtrydhe, mjaltë Kalori Të Ulëta Yndyrna Të Ulëta Kolesterol i Ulët Pa Gluten

709

Përbërësit

1 litër ujë

4 pako me çaj mali / kamomili

3 lugë mjaltë lulesh

1 portokall (i shtrydhur)

1 grape fruIt (i shtrydhur)

4 kokrra luleshtrydhe

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

71

Kaloritë (kcal)

17

Karbohidratet Totale (g)

3.6

Sheqernat (g)

3.6

Udhëzimet

Hapi 1Ziejmë ujin në tenxhere dhe vendosim në të çajin e malit / kamomilit. I lëmë për 3 minuta të ziejnë.

Hapi 2Shtojmë lëngun e portokallit dhe të grapefrutit. E përziejmë dhe në fund i shtojmë luleshtrydhet.

Hapi 3E hedhim në një gotë ose filxhan dhe e shoqërojmë me mjaltë lulesh.