
Çokollatë fondente (Souffle)
Çokollata fondente apo souffle e mbushur me çokollatë është një ëmbëlsirë që shërbehet e nxehtë dhe me krem akullore e vanilje në pjatë. Ndryshe e quajtur "petit gâteau" (në frëngjisht - tortë e vogël), kjo souffle është shumë popullore në restorantet e New York-ut. Provoni ta përgatisni në shtëpi dhe të krijoni shijen e veçantë duke e shoqëruar me akullore!
Main Ingredient: çokollatë e zezë, gjalpë, vezë, miell, sheqer Cuisine: Franceze
Përbërësit
250 gr çokollatë e zezë
150 gr gjalpë
5 vezë
180 gr miell
150 gr sheqer pluhur
1 bishtajë vanilje
Pak kripë
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1663Kaloritë (kcal)
399Yndyrnat Totale (g)
25Kripa (g)
0.21Proteina(g)
8.1Karbohidratet Totale (g)
33Fibrat Dietike (g)
4.5Sheqernat (g)
23Udhëzimet
Step 1Rrahim të verdhat e vezëve dhe u shtojmë sheqerin duke i përzier.
Step 2Vendosim çokollatën të shkrihet në banjë avulli (banjëmari). Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve.
Step 3Te çokollata e shkrirë shtojmë gjalpin, të verdhat dhe të bardhat e vezëve, vaniljen dhe në fund miellin, të cilin e shtojmë duke e situr, që të mos krijohen toptha në brumë.
Step 4E vendosim brumin në forma për 1 person, duke i lyer ato me gjalpë dhe miell, që të mos ngjisin.
Step 5I pjekim në temperaturën 180 gradë për 10 minuta.