0 / 5

Fajitas Meksikane

Kjo recetë e shijshme është padyshim një alternativë fantastike për vaktet gjatë javës. Përgatitur me qepë, speca shumëngjyrësh, piper dhe shoqëruar me tortilla, fajitas sjellin një darkë shumë të mirë në pak minuta. Me pak yndyrna dhe kalori, kjo pjatë do të kthehet në të preferuarën tuaj.

Përbërësit Kryesorë: tortilla, pulë, spec, qepë, misër Kuzhina: Meksikane Kalori Të Ulëta Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

2244

Përbërësit

100 gr misër i zier

2 gjoks pule

6 tortilla

1 qepë e kuqe

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 spec jeshil

1 qepë e njomë

1 tufë majdanoz

1 lëng lime ose limoni

1 litër ujë

1 tufë asparagus të pastruar

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Piper të kuq të ëmbël

Këshilla

  • Mund ta shoqëroni gjithashtu me salcë kosi, Guacamole, salca të tjera, djathë Cheddar dhe fasule të zeza.   

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

360

Kaloritë (kcal)

86

Yndyrnat Totale (g)

4.9

Kripa (g)

0.21

Proteina(g)

3.8

Karbohidratet Totale (g)

6.2

Fibrat Dietike (g)

1

Sheqernat (g)

1.3

Udhëzimet

Hapi 1Ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë.

Hapi 2Marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. Vendosim për të skuqur filetot e pulës, specat, majdanozin, qepën, asparagusin, misrin, dhe shtojmë kripë e piper.

Hapi 3I skuqim në temperaturë të lartë për 2 minuta dhe më pas i vendosim në një tavë.

Hapi 4E fusim tavën në furrë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.

Hapi 5E heqim tavën dhe e shërbejmë me tortilla. Mund t'i shoqërojmë me oriz, pak soya dhe salcë Sweet Chili.