
Fileto levreku me shparguj
Peshku i shijshëm i levrekut përbën një vakt fantastik! Gatuar me shparguj dhe limonë, dhe i shërbyer me perime krokante e patate të reja, kjo pjatë e ushqyeshme dhe plot shije do të mbushë tryezat tuaja. Ndiqni më poshtë hapat për ta gatuar shumë lehtë!
Main Ingredient: fileto levreku, shpargull, vaj ulliri, limon
Përbërësit
2 fileto levreku
10 shparguj
1 gotë verë e bardhë
1 limon
2 thelpinj hudhre
1 tufë kopër
50 ml vaj ulliri
1 lugë rigon
Kripë
Piper
Këshilla
- Mund t'i shoqërojmë me perime të skarës.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
621Kaloritë (kcal)
150Yndyrnat Totale (g)
10Kripa (g)
0.82Proteina(g)
6.9Karbohidratet Totale (g)
1.4Fibrat Dietike (g)
0.7Sheqernat (g)
1.1Udhëzimet
Step 1Pastrojmë dhe filetojmë levrekun. Më pas pastrojmë me kujdes shpargujt me qëruesin e patateve.
Step 2Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe shtojmë filetot e levrekut e verën e bardhë.
Step 3Shtojmë hudhrat, shpargujt, fetat e limonit të prera hollë, kripë, piper, rigon dhe kopër.
Step 4Vendosim kapakun mbi tigan (pa e hequr nga zjarri) dhe i lëmë të qëndrojnë për 10 minuta me avullin e tyre.
Step 5I vendosim në një pjatë, shoqëruar me perime sipas dëshirës dhe janë gati për t'u shijuar!