0 / 5

Fileto pule e mbushur me mozzarella dhe domate të thara

Receta bashkon shijen e freskët të domateve dhe borzilokut me djathin e shkrirë të mozzarellës brenda filetove të pulës, duke krijuar një pjatë shumë të shijshme me pak përbërës. Mund ta gatuani shumë shpejt dhe përgatisni një vakt fantastik në pak minuta.

Përbërësit Kryesorë: fileto pule, mozzarella, domate, uthull

2264

Përbërësit

4 fileto pule nga 200 gr secila

200 gr mozzarella

200 gr domate të thara

70 ml uthull

6 thelpinj hudhre

1 domate e vogël

2 lugë vaj domatesh të thara

1 lugë sheqer kaf

Disa gjethe borziloku

Kripë

Piper

Pak rigon

Këshilla

  • Përdorni një thikë të mprehtë dhe të hollë për të prerë xhepat në filetot e pulës. Filloni në anën më të trashë të filetos dhe kini kujdes që të mos e prisni shumë xhepin, përndryshe djathi do të shkrijë jashtë mishit.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

694

Kaloritë (kcal)

166

Yndyrnat Totale (g)

6.2

Kripa (g)

0.7

Proteina(g)

16

Karbohidratet Totale (g)

8

Fibrat Dietike (g)

2.1

Sheqernat (g)

7.3

Udhëzimet

Hapi 1Ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë. Me ndihmën e një thike hapim në mesin e filetos një xhep, duke bërë kujdes që të mos prishet forma.

Hapi 2Përziejmë erëzat dhe i përdorim për të lyer filetot e pulës.

Hapi 3Për mbushjen e filetos presim mozzarella dhe domatet në formë kubike.

Hapi 4Hapim me kujdes fileton dhe e mbushim me mozzarella dhe domatet e prera. Kujdesemi që xhepi të mbyllet duke vendosur si mbajtës shkopinj të vegjël.

Hapi 5Vendosim në zjarr një tigan, ku kemi hedhur pak vaj ulliri. Shtojmë filetot e pulës, të cilat më vonë do të vendosen në furrë.

Hapi 6I skuqim filetot nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë të artë.

Hapi 7Në një enë të re shtojmë thelpinjtë e hudhrave, uthullën dhe sheqerin kaf. Pasi i kemi përzier mirë, i hedhim në tiganin ku po skuqim filetot e pulës.

Hapi 8Tiganin e fusim në furrë dhe e lëmë në të njëjtën temperaturë për 15 minuta.

Hapi 9Pasi është pjekur, e vendosim në pjatë dhe e shoqërojmë me gjethe rukola, pure patatesh ose oriz të zier.