0 / 5

Fileto pule me salcë të ëmbël & të thartë

Gatuani një pjatë të bollshme me fileto pule dhe perime, duke kombinuar përbërës të ëmbël dhe të thartë për një salcë të veçantë. Shoqërohet shumë mirë me oriz të zier. Shije fantastike e vlera ushqyese në vetëm 100 kalori.

Përbërësit Kryesorë: fileto pule, ananas, ketchup, uthull, perime, vaj ulliri

850

Përbërësit

2 fileto pule

50 gr ananas

2 portokaj

2 lugë Ketchup

2 lugë uthull

1 lugë niseshte

1 qepë e njomë

1 spec djegës

1/2 spec jeshil

1/2 spec i kuq

1/2 karrotë

3 feta xhenxhefil (xhinxher)

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

423

Kaloritë (kcal)

101

Yndyrnat Totale (g)

3.7

Proteina(g)

6.8

Karbohidratet Totale (g)

11.3

Fibrat Dietike (g)

1.4

Sheqernat (g)

4.7

Udhëzimet

Hapi 1Presim perimet dhe ananasin në rripa për së gjati dhe filetot e pulës në kube.

Hapi 2Skuqim shpejt fileton e pulës me vajin e ullirit.

Hapi 3Shtojmë me radhë perimet dhe ananasin. Pasi perimet të kenë nisur të vyshken pak, shtojmë ketchup-in, uthullën dhe niseshten

Hapi 4të holluar më parë me lëngun e portokallit. I përziejmë shpejt.

Hapi 5E heqim tiganin nga zjarri në momentin që shohim se përbërësit e salcës janë lidhur mirë.

Hapi 6I vendosim në pjatë dhe i shoqërojmë me oriz të zier.