0 / 5

Garniturë me perime

Shijoni një pjatë me përbërës të shijshëm dhe të shëndetshëm, perfekt për të shoqëruar mishin apo peshkun që po përgatisni si pjatë kryesore. Recetë e lehtë dhe e shpejtë, për një vakt të bollshëm dhe me aromë fantastike!

Përbërësit Kryesorë: patate, qepë, limon, spec, erëza

1280

Përbërësit

800 gr patate

1 qepë e njomë

1 limon

1/2 lugë kafeje mustardë

2 thelpinj hudhre

1/2 spec i kuq

1/2 spec jeshil

1/2 spec djegës

1 kërcell rozmarinë

1 kërcell trumzë (thimo)

Pak rigon

Pak vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

371

Kaloritë (kcal)

88.7

Yndyrnat Totale (g)

2.8

Proteina(g)

1.8

Karbohidratet Totale (g)

16.1

Fibrat Dietike (g)

2.4

Sheqernat (g)

1

Udhëzimet

Hapi 1Presim të gjitha perimet në rripa ose sipas dëshirës. Kujdesemi që të jenë në madhësi të barabarta. Patatet i presim në 6 pjesë.

Hapi 2Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit. Erëzat i lëmë siç janë, sepse do ti shtojmë në fund.

Hapi 3I vendosim në një tavë dhe i mbështjellim me letër alumini. I shtojmë një gotë ujë dhe i vendosim në furrë të ngrohur më parë.

Hapi 4I pjekim në temperaturën 200 gradë për 45 minuta. Në 10 minutat e fundit heqim letrën e aluminit dhe i lëmë në furrë, derisa të marrin një ngjyrë të artë.