0 / 5

Gjellë me mish viçi & panxhar

Festoni ditët e ftohta të dimrit me pjatën e ngrohtë e me aromë fantastike të gjellës me mish viçi & panxhar. Ajo është e pasur në proteina, acid folik dhe vitamina K, C, B6 dhe B12. Shërbehet e nxehtë me gjethe të freskëta majdanozi ose kopre dhe mund të shoqërohet me salcë kosi.

Main Ingredient: mish viçi, panxhar, rrepë, domate Cuisine: Ukrainase Yndyrna të ulta

1622

Përbërësit

300 gr mish viçi (tul)

2 kokrra panxhar

1 rrepë

1 domate

1/2 lugë pelte domateje

1/2 spec i kuq

1 spec djegës

Pak lakër e grirë hollë

1 kërcell selino

1 karrotë e vogël

1 qepë e mesme

1 patate

2 thelpinj hudhre

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

696

Kaloritë (kcal)

168

Yndyrnat Totale (g)

14

Kripa (g)

0.23

Proteina(g)

6.1

Karbohidratet Totale (g)

3.8

Fibrat Dietike (g)

1.3

Sheqernat (g)

2.8

Udhëzimet

Step 1Presim perimet në kube të vogla dhe mishin në kube të mëdha.

Step 2Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe skuqim mishin.

Step 3E mbulojmë mishin e skuqur me 1 litër ujë.

Step 4Pas 30 minutash vendosim në tenxhere të gjithë përbërësit e mbetur, bashkë me kripën & piperin. Majdanozin dhe erëza të tjera i vendosim në fund.

Step 5E lëmë gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa të marrë shijen që duhet.