0 / 5

Gjuhëz e pjekur me letër furre

Gatuani këtë pjatë të ushqyeshme me peshkun e shijshëm të gjuhëzës, shoqëruar me limonë, domate dhe erëza. Perfekt për vaktet gjatë javës, me shumë pak yndyrna dhe i pasur në proteina, vitaminë C dhe B12.

Main Ingredient: peshk gjuhëz, domate, limon, vaj ulliri Yndyrna të ulta Pa Gluten

2882

Përbërësit

4 peshq gjuhëz

2 domate

2 limonë

1 gotë verë e bardhë

1 tufë trumzë (thimo)

1 tufë majdanoz

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

298

Kaloritë (kcal)

71

Yndyrnat Totale (g)

1.9

Kripa (g)

0.67

Proteina(g)

8.6

Karbohidratet Totale (g)

1.6

Sheqernat (g)

1.5

Udhëzimet

Step 1Presim limonin dhe domaten në feta, ndërsa majdanozin e grijmë hollë.

Step 2I përziejmë bashkë me erëzat dhe i shtrojmë në qendrën e një letre furre, duke shtruar sipër peshkun. I spërkasim me verë dhe vaj ulliri.

Step 3I mbështjellim si karamele, i vëmë në një tavë dhe e fusim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.