0 / 5

Gurabije

Biskotat Gurabije janë shumë të preferuara nga shqiptarët. Të vogla dhe të shijshme, ato mund të përgatiten lehtë në shtëpi për të dashurit tuaj. Më poshtë ju sjellim versionin e Chefit të kësaj recete kaq të dashur e plot kujtime.

Përbërësit Kryesorë: gjalpë, miell, sheqer, vezë

4845

Përbërësit

250 gr gjalpë

500 gr miell

150 gr sheqer

2 të verdha vezësh

1/2 filxhan kafeje konjak

2 lëkura portokajsh

100 gr bajame

50 gr arra

1 lugë kafeje vanilje

50 ml ujë me aromë trëndafili

Një pako fryrës ëmbëlsirash ose 1/2 lugë gjelle sodë buke

500 gr sheqer sheqer pluhur

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1863

Kaloritë (kcal)

444

Yndyrnat Totale (g)

18

Kripa (g)

0.17

Proteina(g)

5.2

Karbohidratet Totale (g)

63

Fibrat Dietike (g)

2.5

Sheqernat (g)

41

Udhëzimet

Hapi 1Kalojmë në një tigan pa yndyrë dhe në zjarr me temperaturë të ulët arrat dhe bajamet për disa minuta.

Hapi 2Në mikser përziejmë sheqerin dhe gjalpin me shpejtësi mesatare për 5 minuta. Shtojmë bajamet, arrat, sheqerin, vaniljen, vezët, lëkurën e portokallit të kaluar në rénde dhe në fund miellin, të kaluar më parë në një sitë.

Hapi 3Masën e përzier e vendosim në një enë të hapur. Nisim të formojmë toptha të vegjël. I shtypim lehtë me dorë dhe i vendosim në një tavë, me largësi 3-4 cm nga njëri-tjetri.

Hapi 4Vendosim tavën në furrë duke zgjedhur ventilimin dhe temperaturën 175 minuta. I pjekim për 18-20 minuta (në varësi të furrës).

Hapi 5Heqim tavën nga furra dhe e lëmë të pushojë për 1 minutë.

Hapi 6Pëziejmë ujin me aromë trëndafili me konjakun dhe e spërkasim sipër gurabijeve. Më pas i zhysim në sheqer pluhur dhe janë gati për t'u shijuar!