0 / 5

Kec i pjekur me patate & patëllxhanë

Aroma dhe shija e mishit të kecit, shoqëruar me patate dhe patëllxhanë, krijon kombinim fantastik. Pas gatimit në tavë, mishi i mbetur mund të bëhet pjesë e recetave të tjera po aq të shijshme, si sandwich apo sallatë.

Përbërësit Kryesorë: mish keci, patate, patëllxhanë, djathë i bardhë

753

Përbërësit

1 kg mish keci (mundësisht kofshë)

100 gr djathë i bardhë

600 gr patate

200 gr patëllxhanë

Kripë

Piper

Rigon

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

607

Kaloritë (kcal)

145

Yndyrnat Totale (g)

8

Proteina(g)

11.6

Karbohidratet Totale (g)

6.7

Fibrat Dietike (g)

1.1

Sheqernat (g)

0.5

Udhëzimet

Hapi 1Presim mishin në 4 pjesë, përkundër fijeve të muskulit.

Hapi 2I vendosim në një enë dhe i ziejmë me pak ujë për 15 minuta.

Hapi 3Presim patatet në 6 pjesë dhe i shtrojmë në tavë.

Hapi 4Shtojmë mishin e zier, bashkë me patëllxhanët e prerë, erëzat, vajin dhe kripën.

Hapi 5E vendosim tavën në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit vendosim djathin e bardhë të thërrmuar.