0 / 5

Kek me mollë dhe rrush të thatë

Shoqëroni kafen e mëngjesit apo çajin e pasdites me kekun e mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Ai përmban disa vlera ushqyese dhe është gjithashtu i përkryer për të finalizuar mbrëmjen. Shërbehet më mirë i ngrohtë, i spërkatur me sheqer pluhur ose mund ta shijoni të ftohtë, të veshur me krem ose akullore me vanilje.

Përbërësit Kryesorë: miell, sheqer, qumësht, vezë

2507

Përbërësit

200 gr miell me fryrës për kek

100 gr sheqer

200 ml qumësht

50 gr rrush të thatë

50 gr lajthi

2 vezë

1 mollë e verdhë

2 lugë kanellë

1/2 bustinë pluhur pjekës

1 bishtajë vanilje

1 lëkurë portokalli

Sheqer pluhur

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

909

Kaloritë (kcal)

216

Yndyrnat Totale (g)

5.4

Kripa (g)

0.24

Proteina(g)

6

Karbohidratet Totale (g)

34

Fibrat Dietike (g)

4.2

Sheqernat (g)

20

Udhëzimet

Hapi 1Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.

Hapi 2Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.

Hapi 3Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.

Hapi 4E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25x25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.

Hapi 5E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.