
Kek Pandispanjë
Gatuani shumë lehtë në shtëpi recetën klasike të kekut pandispanjë, i quajtur ndryshe keku Gjenovez apo Pâte Génoise. I përgatitur për herë të parë nga një chef italian në shekullin e 19-të, ky kek si sfungjer kombinon shijet fantastike të Italisë dhe Francës përmes disa përbërësve shumë të thjeshtë.
Main Ingredient: vezë, miell, sheqer, vanilje Cuisine: Italiane
Përbërësit
200 gr vezë
200 gr miell
180 gr sheqer pluhur
Pak vanilje
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1263Kaloritë (kcal)
299Yndyrnat Totale (g)
3.6Kripa (g)
0.14Proteina(g)
7.8Karbohidratet Totale (g)
58Fibrat Dietike (g)
1.4Sheqernat (g)
33Udhëzimet
Step 1Peshojmë vezët dhe ndajmë veç të bardhat nga të verdhat.
Step 2Marrim dy tasa. Në njërin prej tyre rrahim të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit dhe në tasin e dytë rrahim gjysmën tjetër të sheqerit me të bardhat e vezëve.
Step 3I bashkojmë të dyja masat në mikser. Miellin fillimisht e kalojmë në sitë dhe më pas e shtojmë në mikser. I përziejmë me kujdes.
Step 4Përgatisim brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë dhe miell.
Step 5E pjekim në furrë për 30 minuta në temperaturën 170 gradë.