
Kekë në kupa (cupcakes)
Gatuani ëmbëlsirat e shijshme dhe të buta, që vinë në formën e kupave. Receta më e hershme e tyre - viti 1796, u përgatit nga amerikania Amelia Simmons, e cila i quajti "kekë të lehtë, pjekur në gota të vogla". Përgatiten shpejt dhe mund të kombinohen me fruta dhe përbërës të ëmbël.
Main Ingredient: gjalpë, sheqer, miell, vezë Cuisine: Amerikane
Përbërësit
250 gr gjalpë
250 gr sheqer
250 gr miell
100 gr pluhur bajamesh
1 1/2 lugë kafeje fryrës brumi
4 vezë
1 bishtajë vanilje
Këshilla
- Kombinime të tjera: çokollatë, çokollatë & vanilje, gjalp kikiriku, krem & biskotë, arrë kokosi, karamel, oreo, limon, luleshtrydhe, mjedër.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1843Kaloritë (kcal)
442Yndyrnat Totale (g)
26Kripa (g)
0.2Proteina(g)
5.8Karbohidratet Totale (g)
45Fibrat Dietike (g)
2Sheqernat (g)
25Udhëzimet
Step 1Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 170 gradë.
Step 2Ngrohim në një tenxhere gjalpin derisa të squllet, por jo të lëngëzohet (të shkrijë si vaj).
Step 3Përziejmë në mikser sheqerin dhe vezët me shpejtësi mesatare për 4 minuta dhe më pas shtojmë edhe gjalpin e shkrirë (jo të ngrohtë).
Step 4Shtojmë miellin, pluhurin e bajameve, fryrësin dhe vaniljen, duke i kaluar më parë në sitë. Vazhdojmë t'i përziejmë dhe për 2 minuta.
Step 5Mbushim format/kupat, por jo plot, pasi brumi do të fryhet. I pjekim për 20-25 minuta në temperaturën 175 gradë.