0 / 5

Krem limoni

Kremi i limonit është i butë dhe i shijshëm, fantastik për të mbushur ëmbëlsirat ose për t'u shijuar në mëngjes me briosh. Është një recetë shumë e thjeshtë për t'u përgatitur, që zgjat më pak se 15 minuta.

Përbërësit Kryesorë: limon

2574

Përbërësit

350 gr sheqer

200 gr krem pana

9 kokrra vezë

5 kokrra limon (të shtrydhur)

2 lëkura limoni

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

885

Kaloritë (kcal)

210

Yndyrnat Totale (g)

7.5

Kripa (g)

0.16

Proteina(g)

5.5

Karbohidratet Totale (g)

30

Sheqernat (g)

29

Udhëzimet

Hapi 1Në një tas hedhim vezët, sheqerin, panën, lëngun dhe lëkurën e limonave dhe i përziejmë me një rrahëse vezësh metalike.

Hapi 2Tasin e vendosim në banjomari. Më pas vazhdojmë e përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë.

Hapi 3E kalojmë në një enë të pastër dhe kremi i limonit është gati për t'u shërbyer.