0 / 5

Krep me Çokollatë

Mëngjesi apo pasditja bëhet më e bukur duke përgatitur një krep me çokollatë! Lexoni hapat dhe gatuani shumë lehtë e shpejt recetën e krepave fantastikë sipas këshillave të Chefit!

4 Përbërësit Kryesorë: pana, qumësht, miell, vezë Kuzhina: Franceze

1627

Përbërësit

250 ml pana

100 ml qumësht

80 gr miell

2 vezë

50 gr sheqer

5 gr kripë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

829

Kaloritë (kcal)

198

Yndyrnat Totale (g)

10

Kripa (g)

0.94

Proteina(g)

5.6

Karbohidratet Totale (g)

20

Fibrat Dietike (g)

0.5

Sheqernat (g)

10

Udhëzimet

Hapi 1Marrim panën, miellin, vezët, kripën, qumështin dhe sheqerin, dhe i vendosim të gjitha në një enë. I përziejmë me mikser dore derisa të bëhet një masë kremoze.

Hapi 2Marrim një tigan që nuk ngjit dhe e vendosim në zjarr të ulët. Vendosim pak vaj dhe e shpërndajmë në të gjithë tiganin përmes një letre kuzhine.

Hapi 3Pasi të jetë ngrohur tigani, vendosim një gjysëm garuzhdë nga masa e brumit të krepave. E shpërndajmë në të gjithë tiganin dhe e lëmë secilën anë për 2 minuta.

Hapi 4Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë të hapur, e mbushim sipas dëshirës me Pralina ose Nutella.